Komiteti Rregullator, Ligjor dhe i Pronësisë Intelektuale
Kryetarja – Albana Karapanço – Tegeria
Zëvendëskryetar – Ened Topi, Lalaj & Partners
Zëvendëskryetar – Arlind Ahmetaj, Halimi & Ahmetaj
Qëllimi i komitetit është të monitorojë vazhdimisht dhe të bashkëveprojë me organet rregullatore të Shqipërisë në lidhje me rregullat dhe praktikat e tyre. Ai synon të kontribuojë në krijimin e një kuadri ligjor të përshtatshëm, duke ofruar informacion dhe rekomandime për institucionet dhe anëtarët përkatës. Ai informon dhe edukon anëtarët mbi zhvillimet në lidhje me legjislacionin në kohën e duhur, duke dërguar informacion ligjor çdo tremujor. Komiteti gjithashtu lobon, rrit ndërgjegjësimin dhe harton strategji mbi çështjet që lidhen me të drejtat e pronësisë intelektuale. Komiteti gjithashtu mbulon proceset e prokurimit publik dhe punon ngushtë me komitete të tjera.
Ndryshimet në legjislacion dhe rregullore ndikojnë në operacionet e biznesit, dhe Komiteti Rregullator, Ligjor dhe i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale i ndihmon anëtarët e AmCham me ekspertizën e tij, duke ofruar jo vetëm informacion të azhurnuar, por edhe rrugë dialogu dhe bashkëpunimi me të gjitha institucionet rregullatore që zbatojnë këto ndryshime.
Komiteti Rregullator, Ligjor dhe i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale luan një rol kyç në zbatimin e Axhendës së Investimeve të AmCham përmes bashkëpunimit institucional që është i nevojshëm për të zbatuar rekomandimet.
