Mbledhja e fundit e Këshillit të Investimeve mbi “Sfidat SME-ve në kuadrin e
tranzicionit drejt burimeve alternative të energjisë, na bën bashkëbisedues në
këtë debat që Dhoma Amerikane e konsideron të nevojshëm.
Ky diskutim i filluar në KI është një formë e mirë e influencës mbi
politikat qeveritare për të ndërtuar një kuadër të plotë ligjor dhe rregullator
që incentivon investimet në sektorin e energjisë dhe në burimet e rinovueshme
duke i dhënë një mundësi bizneseve të vogla dhe të mesme që të mënaxhojnë vetë
dhe me kosto furnizimin me energji.
Të gjithë biem dakort që furnizimi me energji është themeltar në zhvillimin
e një biznesi dhe ne besojmë se duhen ndërmarrë hapa të mëdhej dhe të sigurtë
për të vendosur në funksion dhe efiçencë këtë treg për t’i ardhur në ndihmë jo
vetëm bizneseve por dhe për ta bërë faktor në Rajon.
Një nga çështjet e trajtuara nga Dhoma Amerikane përmes Presidentit Enio
Jaço, ishte dhe zgjidhja e çështjes së tokës si një problematikë akoma e
paqartë mbi karakteristikat që duhet të ketë për t’u konsideruar për investime
në energji. Dhoma Amerikane mes sugjerimeve të saja kishte dhe, ndërtimin e një
kuadri të plotë ligjor, investime në rrjetin e shpërndarjes, incentivime
fiskale për bizneset e vogla e të mesme, si dhe përfshirjen e organizatave të
biznesit për të sjellë ekspertizën e tyre në këtë proçes.