Kur është fjala për klimën e biznesit dhe investimeve, AmCham dhe
Departamenti i Shtetit kanë të njëjtin objektiv, të tërheqin më shumë investime
amerikane në Shqipëri. Sot ne ishim të nderuar të takonim z. Dilawar Syed –
Përfaqësues Special i Çështjeve Tregtare dhe Biznesit në Departamentin e
Shtetit dhe Ambasadoren Yuri Kim për të folur mbi rrugët e përmirësimit të
klimës së biznesit për ta bërë atë më tërheqës për investitorët. Disa anëtarë
Premium të AmCham duke përfshirë Grant Thornton, Unioni Financiar
Tiranë/Western Union, PricewaterhouseCoopers Albania (PWC), TCN, Balfin Group
dhe Antea Cement ishin pjesë e këtij takimi.
Ka patur një rritje të qëndrueshme të investimeve amerikane gjatë dy viteve
të fundit. Bizneset shqiptare kanë filluar të shikojnë mundësinë e ekspansionit
në tregun amerikan, cfarë përbën një indikator pozitiv për përpjekjet tona. Por
shumë më tepër mbetet për t’u bërë për ta kthyer Shqipërinë një vend tërheqës
për investimet e huaja.
Takimi shërbeu për të diskutuar mundësitë e investimeve në sektorët prioritarë,
avantazhet që ka vendi në Rajon dhe incentivat aktuale ekonomike. Anëtarët e
AmCham folën hapur mbi sfidat me të cilat përballen në Shqipëri duke përfshirë
dhe pengesat e përmendura në Axhendën e Investimeve të AmCham dhe rekomandimet
përkatëse mbi zgjidhjet.