Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, në kuadër të Projektit për Zgjidhjen e Borxhit dhe Daljen e Biznesit, Faza II, po punon për të përmirësuar sistemin dhe praktikën e falimentimit në Shqipëri. Projekti filloi në vitin 2012 me një synim gjithëpërfshirës për të zbutur efektet e qëndrueshme negative të krizës financiare globale në rajonin e Ballkanit Perëndimor duke i bërë sistemet e zgjidhjes së borxhit të vendeve më efikase. Kjo do të çojë në një rrugë më të fortë për parandalimin dhe/ose zgjidhjen e kredive të këqija dhe do të krijojë kushte për të mbrojtur kompanitë ekonomikisht të qëndrueshme.
Projekti fokusohet në këto tre objektiva specifike: a) Përmirësimi dhe zhvillimi i kuadrit ligjor dhe rregullator; b) Ngritja e kapaciteteve të aktorëve kryesorë në procesin e falimentimit; dhe c) Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e përdorimit të mekanizmit të falimentimit. Në kuadër të fushatës sensibilizuese në Shqipëri, u përgatit një paketë materialesh promovuese me mbështetjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, konkretisht, Përmbledhja e Studimit të Çështjeve të Gjykatës së Falimentimit, Udhëzuesi për Procedurat e Përshpejtuara të Riorganizimit, Udhëzuesi për Debitorin, Udhëzuesi për Kreditorin dhe Hyrje në Sistemin Shqiptar të Falimentimit.
Paketa informative përmban kryesisht një përmbledhje të rasteve studimore të falimentimit; procedurat për ristrukturim të përshpejtuar; ekzaminimi i zgjidhjeve për situatat e falimentimit nga këndvështrimi i debitorit ose kreditorit; dhe ofron mundësinë e njohjes me procedurën e falimentimit nga fillimi deri në fazën përfundimtare, në zbatim të ligjit të ri nr. 110/2016 “Për Falimentimin” në Shqipëri.
Duke vazhduar bashkëpunimin tonë të frytshëm institucional, ekipi i IFC-së për Projektin e Zgjidhjes së Borxhit dhe Daljes së Biznesit synon të zgjerojë më tej njohuritë mbi ndikimin e falimentimit në Shqipëri. Sipas kërkesës suaj, ne dëshirojmë t’ju ofrojmë juve dhe anëtarëve tuaj: Versioni elektronik i Analizës së Pasojave Sociale të Ligjit të Falimentimit Versioni elektronik i Përmbledhjes së Studimit të Çështjeve të Gjykatës së Falimentimit Versioni elektronik i Udhëzuesit për Procedurat e Përshpejtuara të Riorganizimit Versioni elektronik i Udhëzuesit për Debitorin Versioni elektronik i Udhëzuesit për Kreditorin Versioni elektronik i Hyrje në sistemin shqiptar të falimentimit.