PriceWaterhouseCoopers Albania (PwC) organizoi dje në Tiranë takimin me temë: “Gratë në Biznes dhe në Udhëheqje”, i cili mblodhi së bashku personalitete të profilit të lartë nga sektori publik dhe privat, akademia dhe shoqëria civile, me një diskutim të fokusuar kryesisht në integrimin gjinor në Shqipëri dhe kalimin e barazisë gjinore në axhendën kryesore për të gjitha nivelet e politikbërjes dhe vendimarrjes.
Diversiteti dhe përfshirja është pjesë e strategjisë globale të zhvilimit që rrjeti profesional i PwC ka përqafuar. Kultura e gjithëpërfshirjes vendos fokusin tek punonjësit e shoqërive, si aseti më i rëndësishëm në biznesin e PwC dhe që përfaqëson vlerën e shtuar për bashkëpunëtorët e grupit. Për këtë qëllim, ndër vite janë ndërmarrë nisma të ndryshme të cilat i përgjigjen nevojave të individit në një shoqëri që ndryshon shpejt dhe nëpërmjet këtyre është synuar të japet kontribut në modelin e të bërit biznes dhe drejtuesve. Duke qenë se vajzat dhe gratë përbëjnë numrin më të madh të punonjësve dhe rangjeve drejtuese të PwC, mbrojtja e fuqizimi i tyre merr vlerë edhe më të veçantë. PwC Albania mbështet plotësisht parimet mbi fuqizimin e grave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women) dhe me nënshkrimin e tyre para pak muajsh i është bashkuar grupit të nëshkruesve që synojnë të promovojnë barazinë gjinore në vendin e punës e më gjerë.
Gjatë këtyre viteve e në linjë me të gjithë iniciativat më lart, PwC Shqipëri dhe Kosovë ka realizuar një sërë takimesh dhe eventesh online, ndërkohë që takimi i djeshëm shënon aktivitetin e parë me pjesëmarrje të gjerë të realizuar fizikisht pas pandemisë.
Partnerja menaxhuese e PwC Albania dhe Kosovo, Loreta Peçi hapi takimin me fjalën e saj përshëndetëse duke falenderuar të gjithë panelistët dhe pjesëmarrësit. Në rolin e drejtueses së PwC për Shqipëri dhe Kosovë, znj.Peçi ndau eksperiencën dhe kontributin e saj mbi kulturën e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes së PwC. Znj.Peçi vuri theksin mbi rëndësinë e përfshirjes së vajzave dhe grave në të gjitha sferat e shoqërisë, si dhe rolin që të palët e interesit kanë në mbështetjen e mëtejshme të grave, në fuqizimin e tyre ekonomik dhe zhvillimin e karrierës. Gjatë fjalës së saj si paneliste, Loreta Peçi ndau me audiencën disa nga studimet dhe nismat e ndërmarra nga rrjeti PwC në nivel lokal e ndërkombëtar, të cilat ofrojnë të dhëna kyçe për tregjet e punës, efektet e pandemisë në barazinë gjinore dhe kontributin e PwC në këtë fushë. Folësit në cilësinë e pozicioneve të tyre, si përfaqësues të qeverisë qendrore, vendore, sektorit privat, jetës akademike dhe sipërmarrjes, ndanë përvojat e tyre profesionale dhe personale mbi temat e barazisë gjinore dhe integrimit gjinor. Me tej, theksi u vendos tek rëndësia thelbësore që luan edukimi mbi rolin e vajzave dhe grave në shoqëri si dhe potencialin që bashkëpunimi i të gjithë aktorëve në shoqëri mbart për të arritur qëllimet e dëshiruara.
Panelistët treguan gjithashtu se si autoritetet dhe shoqërite që ata përfaqësojnë kanë politikat mbi barazinë gjinore pjesë të axhendës së tyre dhe duke ndjekur praktikat më të mira për të arritur një përfaqësim sa më të denjë të vajzave dhe grave në rolet drejtuese.
Rreth aktivitetit
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 50 të ftuar, përfaqësues nga kabinete qeveritare, nga shoqëri të rëndësishme për tregun shqiptar, përfaqësues të rangjeve diplomatike dhe jetës akademike të cilët ndërvepruan me panelistët, ndanë pikëpamjet e tyre dhe ngritën çështje për diskutim.
Rreth PwC
Në PwC, qëllimi ynë është të krijojmë besim në shoqëri dhe të zgjidhim probleme të rëndësishme. Ne jemi një rrjet firmash në 152 shtete dhe rreth 328,000 punonjës të cilët janë të përkushtuar për të ofruar cilësi në shërbimet e auditimit, këshillimit financiar, fiskal dhe ligjor. Prezenca jonë në Shqipëri është nga viti 2005