“Grupi Gjonaj operon ndërkombëtarisht me krenari si një korporatë biznesi shqiptare me seli në Tiranë. Grupi ynë ka partneritet me korporatat më të mëdha në fushën e telekomunikacionit, prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, tregtisë së gazit dhe naftës, dhe pasurive të paluajtshme në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën e veriut dhe të jugut.

Me zyra në të gjithë Ballkanin, Evropë dhe SHBA, ne punojmë për të sjellë më të mirën për partnerët tanë të biznesit, kryesisht në nivelin B2B.

Duke i dhënë rëndësi të veçantë burimeve njerëzore të kualifikuara dhe qasjes së menaxhimit të orientuar nga punonjësit, Grupi Gjonaj i qëndron objektivave të tij të qëndrueshmërisë ekonomike, mjedisore dhe sociale në të gjitha operacionet e biznesit.” 

Mr. Marin Gjonaj

Kryetar Bordi, Gjonaj Group Holdings

Profili i biznesit

Gjonaj Group është prezent me kompanitë në 13 vende të botës në fushën e telekomunikacionit, prodhimit dhe shitjes së energjisë, marketingut (shërbimet dixhitale të biznesit), pasurive të paluajtshme dhe mikpritjes, eksportit dhe operacioneve të shitjes së fruta-perimeve të freskëta me shumicë. Një ekip dinamik i profesionistëve të biznesit që menaxhojnë kompanitë e Grupit ka krijuar një bashkëpunim afatgjatë me kompani globale si pjesë e operacioneve të vazhdueshme në rajone të ndryshme të botës në më shumë se 50 vende. Gjonaj Group zhvillon modele të reja biznesi që sjellin vlerë për vendet dhe shoqëritë ku operon.

Kompanitë e Grupit Gjonaj

INFOTelecom është agreguesi më i madh rajonal, i specializuar në ndërtimin e platformave të telekomunikacionit për operatorët celularë në mbarë botën dhe aktiv në shërbimet e shitjes me shumicë në SMS A2P, Roaming, Voice dhe RCS ndërmjet 400 operatorëve celularë në të gjithë globin dhe më shumë se 50+ aplikacione globale si META, Bigo, Google etj. Aktiviteti kryesor i kompanisë është i fokusuar në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Me më shumë se 80 punonjës, INFOTelecom mbetet lider në këtë industri në Evropë duke i shërbyer globalisht industrisë së telekomunikacionit me shumicë. Mactal Corp, një kompani filial i INFOTelecom, e themeluar në vitin 2017 në Florida, SHBA, me zyra në New York City, ofron me sukses të njëjtat shërbime si INFOTelecom, por ekskluzivisht në tregun amerikan, Kanada dhe Amerikën e Jugut. Mactal ka treguar rritje potenciale në funksionimin e tij të biznesit në këtë rajon.

EnerTrade është sot një nga kompanitë më të rëndësishme të Grupit Gjonaj me aktivitetin kryesor si tregtues me shumicë në furnizimin dhe blerjen e energjisë elektrike. EnerTrade zhvillon aktivitetin si një nga furnizuesit kryesorë në Evropën Lindore, nga Hungaria në Greqi, duke përfshirë licencat dhe zyrat lokale në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut me emrin ETMT. Në vitin 2022, Enertrade, arriti një moment historik, duke kaluar mesataren e portofolit 200 000 MWh në muaj, duke u bërë kështu një nga tregtarët më të mëdhenj të energjisë fizike në rajon. Në vitin 2024, EnerTrade hyri edhe në tregun me pakicë të energjisë elektrike në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut me një rritje shumë të shpejtë, duke krijuar portofolin më të madh në këto vende.

Promarketing Albania & Italia është konsoliduar si një lider shqiptar në shërbimet e biznesit dixhital, duke ndërthurur teknologjinë më të mirë të avancuar me ndjeshmërinë njerëzore BPO. Themeluar në shtator 2011, Promarketing ka si qëllim kryesor është uljen e kostove, lirimin e kohës dhe fokusimin në aspektet thelbësore të biznesit. E vendosur midis Shqipërisë dhe Italisë për të siguruar më të mirën e nevojave të klientëve, Promarketing bashkëpunon ekskluzivisht me Vodafone Italia dhe Windtre Italia si një nga aktorët më të rëndësishëm dhe ka më shumë se 300 punonjës.

ProBroker është një firmë brokerimi dhe investimi e pasurive të paluajtshme e Grupit Gjonaj që operon në nivel kombëtar në Shqipëri dhe që ofron një gamë të gjerë shërbimesh për klientët në fushën e pasurive të paluajtshme. Suksesi në treg bazohet në përvojën, profesionalizmin dhe qasjen gjithëpërfshirëse të kompanisë për të ndihmuar klientët gjatë transaksioneve dhe proceseve të ndryshme të pasurive të paluajtshme.

Top Fruits (ish-Doni Fruits Albania) është kompania më e madhe në Shqipëri për shërbimet e eksportit dhe shitjes me shumicë të frutave dhe perimeve në tregjet e BE-së. Gjatë viteve, kompania ka kultivuar një reputacion të fortë si brenda vendit, në rajon dhe ndërkombëtarisht. Top Fruits është hyrja më e fundit në Gjonaj Group Holdings përmes një procesi bashkimi dhe blerjeje të finalizuar në nëntor 2023.

ALB Solar - Gjonaj Group Holdings, krahas tregtimit të energjisë elektrike në Shqipëri dhe rajon, është fokusuar edhe në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke plotësuar kështu portofolin e saj në këtë fushë. Ne përshpejtuam punën tonë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike për projekte si ALB Solar 1, ALB Solar 2, Green Vitality etj. Projekti i fundit i ALB Solar 3 është ndërtimi dhe menaxhimi i parkut të dytë më të madh në Shqipëri “GreenNat Solar Park Ballsh” me fuqi 100 MË.

Digicom është pozicionuar si një lojtar dominues në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri me abonimet e saj në shërbimet Triple-Play: Internet Fiber, TV dhe Telefonia fix. Në vitin 2023, Digicom ka arritur afro 40 000 abonentë në nivel kombëtar duke u renditur si Operatori i tretë i Fiksit me brez të gjerë në Shqipëri sipas bazës së klientëve dhe absolutisht më i madhi në bazën e klientëve Fiber nën menaxhimin e partnerit tonë ATU, si aksioneri kryesor i Digicom.

Lake Drive “Rooms & Apartments” ka prezantuar me sukses Airbnb Luxury në Tiranë, duke u vendosur si një lojtar i spikatur në treg. E themeluar në qershor 2021, kompania u shërben ekskluzivisht klientëve përmes AirBnB dhe Booking me 17 dhoma dhe 10 apartamente të standarteve të larta.

Park Gate Building, Rr. e Elbasanit, Nr. 1, Tiranë, Albania