Dita e Pronësisë Intelektuale mbledh profesionistët në AmCham, Start -up-et dhe mbrojtja e ideve novatore

Dita e Pronësisë Intelektuale mbledh profesionistët në AmCham, <strong>Start -up-et dhe mbrojtja e ideve novatore</strong>

Webinari “Startup-et dhe pronësia intelektuale si motor të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik” – i organizuar nga Dhoma Amerikane ka bashkuar ekspertizën e specialistëve më të mirë të fushës dhe përfaqësuesve të institucioneve që zhvillojnë dhe zbatojnë legjislacionin mbi pronësinë intelektuale.

Dhoma Amerikane në kuadër të Ditës së Pronësisë Intelektuale, ka zhvilluar një diskutim  të moderuar nga Drejtori Ekzekutiv i AmCham Neritan Mullaj, mbi rolin që ka pronësia intelektuale sidomos kur flitet për ide novatore biznesi. Janë këto ide që pasi e bëjnë një biznes të suksesshëm kanë kanë nevojë të mbrohen.

Mbi këtë temë ka referuar avokati Ened Topi nga Deloitte Albania i cili duke folur mbi Simbiozën e Start-upeve dhe Pronësinë Intelektuale e  ka vendosur theksin tek përdorimi i Pronësisë Intelektuale për të rritur fitimet sidomos në kontekstin e zhvillimit të biznesit në botën virtuale.

z.Arjan Ymeri Drejtor Ekzekutiv  i Oficina – Innovation Hub ka sjellë eksperiencën e rij në zhvillimin e start up-eve dhe mbrotjen e ideve që i japin vlerë këtyre bizneseve. Z.Ymeri është përqëndruar në  valorizimin e Start-upeve dhe SME-ve nëpërmjet identifikimit dhe mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale dhe Pronësia Intelektuale si instrument për transferimin e teknologjisë.

Pjesë e diskutimit mbi pronësinë Intelektuale kanë qënë dhe  znj.Rovena Beqiraj, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale  dhe znj. Borana Ajazi Drejtore e Drejtorisë së Drejtës së Autorit mbi format më të mira të zhvillimit të një start up- duke zbatuar legjislacionin që i zhvillon dhe i mbron.

Znj.Rovena Beqiraj si Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) në diskutimin e saj përmendi që fokusi kryesor i kësaj drejtorie është ndërgjegjësimi për pronësinë intelektuale nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme pasi vihen re mangësi të mëdha në lidhje me mungesën e informacionit, një strategjie të Start-upeve për pronësinë intelektuale si dhe instrumentave financiare.

Ndërkaq në prezantimin e saj  znj.Borana Ajazi në diskutimin e saj përmendi që në Drejtorinë e të Drejtës së Autorit promovimi, rregjistrimi dhe monitorimi i pronësisë intelektuale janë disa nga fokuset e kësaj drejtorie. Në fund patëm mundësinë të zhvillonim një sesion me pyetje-përgjigje si dhe u evidentuan  dy elementët kryesor të cilët janë mangësi në Shqipëri përsa i përket Pronësisë Intelektuale që janë ndërgjegjësimi për Start-upet dhe financimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *