COVID-19 Lajmet Ekonomike – 20.04.2020

COVID-19 Lajmet Ekonomike - 20.04.2020


Publikohet lista, aktivitetet që hapen nga 27 prilli – Monitor.al

Është publikuar në e-Albania lista e aktiviteteve që do të hapen nga 27 prilli.

—-

The list of activities that will be allowed starting April 27 has been published on e-Albania.

Protokolli jeshil, me doreza e maska, bizneset duhet të kontrollojnë çdo ditë personelin për shenja të COVID-19– Monitor.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e masave higjeno sanitare COVID-19, niveli jeshil, për bizneset. Protokolli përcakton që administratori duhet të bëjë çdo ditë vlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19.

—-

The Ministry of Health has published the protocol of hygienic and sanitary measures related to COVID-19 and a green level on how businesses would operate. The protocol defines that the administrator should make a daily assessment of the employees in order to check if they have symptoms of COVID-19.

Tatimorët në terren për verifikimin e 17 mijë ankesave të biznesit të vogël rast pas rasti, si do të plotësohet formulari për rishqyrtim të ndihmës me paketën e dytë – Monitor.al

Administrata tatimore do të shqyrtojë rast pas rasti në terren të gjitha ankesat e biznesit të vogël që iu refuzua kërkesa për përfitimin e ndihmës 26 mijë lekë.  Më datë 18 prill, ditën e shtunë përfundoi afati i aplikimit për këtë kategori, por kur i gjithë vendi ishte në karantinën 48 orëshe e cila përfundoi, ditën e hënë në orën 05:00, inspektorët tatimorë u gjendën në terren për të kryer verifikimet e fundit.

—-

The tax administration will be on the ground to review case by case all the complaints of small businesses that were rejected the request for assistance amounting to 26 thousand ALL. On Saturday, April 18, the application deadline for this category expired. Given that the whole country was in the 48-hour quarantine over the weekend, on Monday at 05:00, the tax inspectors went on the ground to carry out the final verifications.

Të Martën, aplikimet për 40 mijë lekëshin! Procedura qe duhet të ndjekin bizneset dhe individë – Scan-tv.com

Nga dita e Martë nisin aplikimet e subjekteve dhe individët për të përfituar pagën prej 40 mijë lekësh të vënë në dispozicion nga qeveria, me qëllim lehtësimin  e situatës ekonomike, pas pasojave të shkaktuara nga masat e marra ndaj COVID – 19.

—-

From Tuesday, applications of entities and individuals to receive the 40 thousand ALL salary was made available by the government, in order to alleviate the economic situation, after the consequences caused by the measures taken against COVID – 19.

Rama: Aministia fiskale, këtë javë e çojmë në Parlament, kategoritë që përjashtohen – Monitor.al

Amnistia fiskale do të çohet këtë javë në parlament, ndërsa brenda muajit maj pritet të miratohet nga parlamenti, deklaroi kryeministri Rama. Amnistia mund të zgjasë 1 vit, e ndarë në 3 fasha 4 mujore.

—-

The fiscal amnesty will be sent to the Parliament this week, and is expected to be approved by the Parliament in May, Prime Minister Rama said. Amnesty can last up to 1 year, divided into periods of 3-4 month.

Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Fino: Kontroll i rreptë për kontabilistët dhe audituesit ligjorë – Monitor.al

Disa muaj pas fillimit të procesit të verifikimit të aktivitetit të profesioneve të lira të audituesve ligjorë dhe kontabilistëve të miratuar, Dritan Fino, Kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike bën bilancin e gjetjeve të para.

—-

A few months after the start of the process of verifying the activity of free professions of legal auditors and certified accountants, Dritan Fino, Chairman of the Board of Public Supervision assesses the first findings.

Shpallet fituesi, Rothschild & Co do jetë këshillari për menaxhimin e borxhit – Monitor.al

Ministria e Financave bëri me dije se tashmë ka përfunduar procedurën e çelur në fillim të marsit për shërbim këshillimor financiar në lidhje me menaxhimin e borxhit publik, në mënyrë që kjo ministri të sigurojë fondet e nevojshme të huamarrjes, vlerësimin e rrezikut dhe kostos së tij afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe zhvillimin e tregut të letrave me vlerë të qeverisë, duke rritur instrumentet e tij dhe zgjeruar bazën e investitorëve.

—-

The Ministry of Finance announced that it has already completed the procedure opened in early March for financial advisory services related to public debt management, in order for this ministry to provide the necessary borrowing of funds and the risk assessment and cost in the medium and long term, as well as the development of the government securities market, increasing its financial instruments and expanding the base of investors.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *