Ku konstaton garancia sovrane 100 mln dollarë? Edi Rama në Euronews Albania shpjegon detaje – Euronews Albania
Kryeministri Edi Rama njoftoi se përgjatë muajit prill, paketa ekonomike e prezantuar nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet, duke iu drejtuar bizneseve të mëdha me një përgjigje të prerë: Bizneset e mëdha që gabimisht mendojnë se kjo është loja që të marrin nga qeveria fitimin e munguar, kjo nuk ka për të ndodhur në këtë botë dhe në asnjë botë tjetër.”
—-
Prime Minister Edi Rama stated that during the month of April, the presented economic package will not be revised but expanded, telling large businesses that “Big businesses who mistakenly think they can take from the government unrealized profits, this will not happen in this world nor in any other world”.
S&P: Albania, among the 15 most hit countries in the world by COVID, is severely affected by tourism – Monitor.al
Agjencia e vlerësimit të borxhit Standard&Poors Rating ka zhvilluar një analizë për ndikimin e Covid-19 në financimet e jashtme për vendet që i kanë të bazuara ato në prurje nga sektori i turizmit. Sipas skenarëve të S&P, rënia e të ardhurave në sektorin e turizmit arrin nga 11-27% në 122 vende ku turizmi do të përjetojë rënie. Sipas kësaj analize, Shqipëria do të jetë mes 15 vendeve që do pësojnë humbjet më të mëdha.
—-
Standard & Poors Rating has developed an analysis of the impact of Covid-19 on external financing for countries that are based on inflows from the tourism sector. According to S&P scenarios, the revenue decline in the tourism sector amounts to 11-27% in 122 countries where tourism will experience a decline. According to this analysis, Albania will be among the 15 countries that will suffer the most losses.
Tax guide: How to apply for financial aid – Monitor.al
Nga data 1 prill kanë nisur aplikimet e subjekteve të vogla, me qarkullim deri në 14 milion lekë, për të përfituar pagën minimale sipas vendimit qeveritar. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar udhëzimin përkatës për mënyrën e aplikimit për përfitimin e kësaj pagese.
—-
As of April 1st, applications of small entities, with a turnover of up to 14 million ALL, are to receive the minimum wage amount according to the government decision. The General Tax Directorate has published the relevant guidance on how to apply for this payment.
Tenders Suspended / PPA: Procurement, Only to Cover “Anti” COVID-19 Needs – Scan TV
Përmes një njoftimi zyrtar Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar çdo procedurë tenderuese që nuk ka të bëjë me situatën e krijuar për shkak të koronavirusit.
—-
Through an official announcement, the Public Procurement Agency has suspended every bidding procedure that is not related to the situation created by the coronavirus.
Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie sot në tregun valutor për të dytën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 128.52 lekë, me një rënie prej 2.14 lekë në raport me ditën e mëparshme. Nga dita e hënë, kur euro arriti në rekordin e 2 viteve, duke u këmbyer me 131.06 lekë, euro ka rënë me 2.5 lekë.
—-
The common currency has fallen again today in the foreign exchange market for the second consecutive day. According to the official exchange rate of the Bank of Albania, one euro was exchanged today with 128.52 ALL, a decline of 2.14 ALL compared to the previous day. Since Monday, when the euro reached its 2-year record, at an exchange rate of 131.06 lek, euro has fallen by 2.5 lek.
Tregu i sigurimeve, rritje para Corona-virusit, dyfishohet pagesa e dëmeve
Tregu i sigurimeve ka paguar dy herë më shumë dëme për periudhën janar – shkurt 2020 krahasuar me një vit më parë, si pasojë e dëmeve nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kjo situatë duhet theksuar se është para fillimit të masave të karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve për shkak të koronavirusit, çka pritet të ngadalësojë ndjeshëm tregun e sigurimeve për muajt mars e në vijim.
—-
The insurance market has paid twice as much in damages for the January – February 2020 period compared to a year ago, due to the damages caused by the earthquakes of September 21st and November 26th last year. It is noteworthy, that this situation is before the beginning of the quarantine measures and restriction of movement due to coronavirus, which is expected to significantly slow down the insurance market for March and onwards.