• Kreu
  • >
  • Biznesi Dixhital

Komiteti i Biznesit Dixhital

Kryetarja – Linda Shomo – Easy Pay

Zëvendëskryetar – Mirgen Hoxha – Motomtech

Misioni i këtij Komiteti është të ndihmojë anëtarët të përqafojnë mundësinë e ekonomisë dixhitale, të ndihmojë udhëheqësit në sektorin privat dhe publik për të eksploruar dhe ndërtuar të ardhmen dixhitale. Ky komitet do të ndihmonte në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e një mjedisi konfidencial ku drejtuesit e biznesit mund të mësojnë rreth përfitimeve të saj, se si të zbatojnë strategjitë e duhura për të ardhmen dhe të ndajnë praktikat më të mira ose përvojat e tyre me anëtarët e tjerë më pak të përparuar. Komiteti i Biznesit Dixhital do të ndihmonte kompanitë të zhvillonin një axhendë dixhitale për biznesin e tyre, në mënyrë që të përfitonin nga mundësitë e dixhitalizimit dhe të minimizonin rreziqet e konkurrencës.
Komiteti i Biznesit Dixhital është Komiteti më i fundit i krijuar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Puna e Komitetit në vitin 2019 përfshinte një analizë të gjerë se si të ketë ndikim në zhvillimin e proceseve dixhitale dhe, më konkretisht, në vendosjen e nënshkrimit elektronik, promovimin e tregtisë dixhitale dhe trajnimin e bizneseve mbi inovacionet teknologjike.