30 Dhoma Amerikane të bashkuara nën kupolën e Dhomave Amerikane në Evropë në Konferencën e parë të ACE – SHBA pas pandemisë. Dhoma Amerikane e Shqipërisë përfaqësohet nga Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj. Delegacioni i Dhomës Amerikane në BE pati takime në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Senatin, Kongresin dhe APCO.
Takimi shërbeu për të demonstruar solidaritetin e Dhomave Amerikane me Ukrainën, por edhe për të adresuar problematikat si inflacioni dhe ndikimi i luftës në të dy ekonomitë e vendeve të BE-së dhe SHBA-së. Në këto kushte, bashkëpunimi transatlantik u bë qendër e diskutimeve duke analizuar çështjet si furnizimi me energji dhe gaz dhe kostoja e lëndëve të para.
Takimet në Uashington nisën në Dhomën Amerikane në Washington. Tryezat e rrumbullakëta u organizuan si takime të shpejta me ekspertë të Dhomës së SHBA për tema të ndryshme. Vizita në Dhomën Amerikane u përmbyll me takimin me Suzanne Clark, Presidente e Dhomës Amerikane dhe CEO.
Ndalesa tjetër ishte një takim në Departamentin e Tregtisë së SHBA i ndjekur nga një tjeter takim në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Një takim mjaft i rëndësishëm ishte edhe ai në Kongresin Amerikan me Senatorin Thom Tillis, Senatori Amerikan për Karolinën e Veriut. Delegacioni pati një pritje në nder të Miqësisë dhe Vlerave Transatlantike në rezidencën e Ambasadës Bullgare në Uashington.
Gjatë takimeve në Uashington, në emër të Dhomës Amerikane të BE-së dhe rrjetit të AmChams në Evropë (ACE), Susan Danger, CEO, ACE nënshkroi deklaratën EMPOWER SHER gjatë një takimi me Diane Farrell, Zëvendës Sekretare për Tregtinë Ndërkombëtare në Uashington, DC. Nisma EMPOWER HER synon të promovojë rolin e grave në biznes dhe tregtinë ndërkombëtare mbi strategjitë dhe aktivitetet e mëposhtme:
- Vendosja e një marrëveshjeje partneriteti për iniciativën për të avancuar fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore në tregtinë ndërkombëtare;
- Eksplorimi i mënyrave për të inkurajuar kompanitë amerikane dhe evropiane që të angazhohen në përpjekjet për të avancuar një ambjent pune më të larmishëm dhe gjithëpërfshirës që mbështet gratë, duke përfshirë eksportuesit dhe interesat e biznesit të SHBA jashtë vendit që përfaqësohen nga gra.
- Identifikimi i mundësive për të përmirësuar mjedisin e biznesit për gratë, duke përfshirë aksesin në mjetet e tregtisë elektronike;
- Identifikimi i mundësive dhe mekanizmave për të rritur ndërgjegjësimin për tregtinë, investimet dhe shërbimet, programet dhe ngjarjet jashtë shtetit të disponueshëm dhe të lidhura me eksportin