AmCham përcjell në Komisionin e Prodhimit komentet për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve

AmCham përcjell në Komisionin e Prodhimit komentet për projektligjin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve

Dhoma Amerikane ka përcjellë përmes Kryetares së Komitetit të Taksave, Alketa Uruci, në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, komentet lidhur me projektligjin “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”

Znj. Uruci theksoi se ligji në gjendjen aktuale jo vetëm nuk është konsultuar me organizatat e biznesit por shfaq disa mangesi teknike që e bëjnë ata të pazbatueshëm dhe për rrjedhojë nuk realizon qëllimin për të ndikuar në ruajtjen e ambjentit. Projektligji duhet të trajtohet si pjesë e ligjit për Menaxhimin e Mbetjeve të Integruara i cili nuk është miratuar akoma duke e bërë më konfuz zbatimin e tij. Dhoma Amerikane kërkoi shtyrjen e miratimit të këtij projektligji pë të patur mundësinë e reflektimit të të gjitha shqetësimeve që vijnë nga biznesi dhe që e bëjnë më efikas zbatimin e tij.