• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • AmCham Lajmet e Antarëve- Lufra

AmCham Lajmet e Antarëve- Lufra

Covid-19
April 11, 2020
Admin

Kompania Lufra ka vazhduar aktivitetin prodhues, duke u gjendur në çdo market me produktet e veta në ndihmë të furnizimit me ushqime të popullatës. Por përtej biznesit, kompania Lufra është gjendur me produktet e veta pranë 650 familjeve në vështirësi financiare, duke u bashkuar me humanizmin dhe solidaritetin e shumë kompanive të tjera në fushën e agrobiznesit.

“Kjo nuk është mëshirë, por një detyrim social që ne e ndiejmë fuqimisht, për të mbështetur ata që kanë nevojë, duke respektuar nderin dhe dinjitetin e kujtdo”- thotë CEO i kompanisë Lufra, z. Franc Ndreka.

Dhoma Amerikane e Tregtisë ndihet krenare për vullnetarizmin dhe shpirtin e solidaritetit të anëtarëve të saj.

 ***

You may also like