Në këtë situatë pandemie botërore të krijuar nga COVID-19, IuteCredit Albania nuk mund të qëndronte indiferente. Çdo vit, IuteCredit një pjesë të fitimit vjetor e përdor për t’i ardhur në ndihmë shtresave më në nevojë të shoqërisë dhe pikërisht këtë ka bërë edhe gjatë situatës së pandemisë.
Institucioni financiar ka ndërmarrë tre nisma të ndryshme.
Së pari, IuteCredit Albania i dhuroi Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pajisje mjekësore për Repartin e Reanimacionit të Spitalit Infektiv, ku po trajtohen të prekurit nga COVID-19. Këto pajisje do të lehtësojnë punën e mjekëve për ndjekjen e parametrave jetësorë të të shtruarve në këtë repart.
Së dyti, IuteCredit iu bashkua fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për t’i ardhur në ndihmë 100 familjeve më në nevojë, në qytetet e Elbasanit dhe Durrësit, duke dhuruar pako me ushqime të mjaftueshme për një muaj.
Së treti, kanë mbështetur nismën e Bashkisë së Tiranës “Adopto një Gjysh/Gjyshe” duke adoptuar si institucion jo një, por 50 gjyshe/gjyshër të Njësisë Administartive numër 9, duke i ndihmuar dhe duke i qëndruar pranë në këto ditë të vështira.
“Ne ndiejmë që kemi një detyrim moral për të ndihmuar në momente të vështira ata që kanë më shumë nevojë. Shpresojmë që i gjithë komuniteti i biznesit do të dijë të japë shembullin e mirë, duke u solidarizuar me shtresat më në nevojë, për ta kaluar të gjithë bashkë këtë krizë shëndetësore dhe ekonomike”- thotë IuteCredit Albania.
Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.