AmCham Lajemt e Antarëve – World Vision Albania

AmCham Lajemt e Antarëve - World Vision Albania

World Vision Albania

Në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, World Vision Albania ka mbështetur 2,705 familje ose mbi 11,614 të rritur dhe fëmijë në Shqipëri dhe 150 familje Kosovë me paketa ushqimore dhe higjienike. Gjithashtu, falë projektit #RE-IN-VEST, edhe 104 familje të rikthyera nga emigracioni janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike.

Fëmijët kanë qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së World Vision, të cilët nëpërmjet një cikli inovativ dhe dy profesionistëve në fushën e psikologjisë, do të shpjegojnë dhe këshillojnë për aspekte të shëndetit mendor të fëmijëve dhe të familiarëve gjatë situatave të emergjencës.

Pjesë e projekteve të ndihmës kanë qenë edhe 62 familje fermerësh në disa fshatra të zonës së Librazhdit dhe Përrenjasit, të cilët janë mbështetur me 4,600 fidanë lajthie për të zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor gjatë kësaj kohe.

Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.

***

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *