Bordi i Dhomës Amerikane organizoi një takim me Kryetarët e Komiteteve në formatin e network-ut për të diskutuar mbi punën e përbashkët në përcaktimin e prioriteteve të organizatës dhe rrugëve më të mira për ti arritur objektivat. Presidenti i AmCham Albania Grant Van Cleve vlerësoi punën e Komiteteve duke theksuar rëndësinë që ata kanë në zhvillimin e politikave organizative dhe ndihmën që japin përmes ekspertizës së tyre. Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj i ka përditësuar pjesëmarrësit me punën lobuese, marrëdhëniet me institucionet dhe stakeholder-at dhe objektivat e vendosura.
Në mbështetje të diskutimeve mbi profilin që duhet të zhvillojë Dhoma Amerikane si një organizatë me reputacion në treg, Sekretari Dritan Nako ishte i mendimit të krijohej një “shortlist” me prioritete. Zv. Presidentja Edlira Muka në vijim të diskutimeve mbi aparencën në publik të Dhomës dhe qëndrimet e përbashkëta me organizata të tjera ishte e mendimit që procedura e përshkallëzimit e miratuar në Bord të ndahet me të gjithë anëtarët e Komiteteve dhe të ndiqet si një udhërrëfyes. Anëtari i Bordit Ilir Rudi sugjeroi që AmCham për projekte apo çështje të një rëndësie të veçantë të kontraktojë ekspert të fushave të caktuara, për mbështetje teknike në lidhje me nisma të caktuara.
Adrian Shehu, Kryetar i Komitetit të Investimeve duke prezantuar veprimtarinë dhe objektivat e Komitetit dhe rëndësinë e proceseve lobuese mbi ligje që afektojnë klimën e biznesit.
Alketa Uruçi, Kryetare e Komitetit të Taksave dhe Doganave u përqëndrua në fjalën e saj në
bashkëpunimin më të madh mes Bordit dhe Komiteteve për të krijuar ura më eficente me institucione
Roden Pajaj, Kryetar i Komitetit të Punës dhe Etikës theksoi gjatë fjalës së tij se është e
nevojshme të bëhen kryqëzime takimesh të Komiteteve për çështje të përbashkëta dhe të organizohen disa aktivitete që prekin bashkërisht disa Komitete.
Albana Karapanço, Kryetare e Komitetit Ligjor Rregullator dhe IPR vendosi theksin në faktin se Komitetet duhet të kenë një Plan pune të dukshëm dhe të matshëm. Ajo theksoi angazhimin shumë të madh te Komitetit Ligjor për nismat më të rëndësishme të Qeverisë.
Linda Shomo, Kryetare e Komiteti të Biznesit Digital është përqëndruar në disa shtylla themelore të punës që po bën Komiteti mbi “Cybersecurity”, “Open Banking” dhe IA.
Elvis Kotherja, Kryetar i Komitetit të Turizmit theksoi angazhimin e Komitetit në zhvillimin e një “White paper” me sugjerime dhe rekomandime në lidhje me problematikat dhe sfidat në fushën e turizmit
Në përfundim të takimit anëtarët e Bordit dhe Kryetarët e Komiteteve, konkluduan se është e nevojshmë që në vijim të përcaktohen prioritete të qarta nga çdo komitet dhe të diskutohen me Bordin si dhe të rritet bashkëpunimi me institucionet dhe sistemet universitare. Komitetet duhet të organizojnë më shumë evente të përbashkëta mbi tema që prekin interesin e anëtarësisë.