Dhoma Amerikane ka festuar Ditën e Pavarsisë së Amerikës me një festë madhështore ku rreth 1 mijë të ftuar u bashkuan për të celebruar një datë që personifikon demokracinë dhe lirinë e një populli të madh.
“Në themel të këtij eventi, qëndron promovimi i mesazhit historik që kjo ditë përcjell për të promovuar principin demokratik të lirisë, të konkurrencës së lirë dhe të drejtësisë që duam të unifikojmë”- tha gjatë fjalës përshëndetëse Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj.
Kjo festë mbledh bashkë shumë shqiptarë dhe amerikanë. Kjo formë e networkut dhe miqësisë që zhvillojmë, shërben për të ndërtuar ura të bashkëpunimit për të shkëmbyer kulturën, gjuhën e historinë mes kombeve. Presidenti i Dhomës Amerikane z. Enio Jaco duke përshëndetur të ftuarit kujtoi një eksperiencë personale të festimit të 4 korrikut. si një festë tipike amerikane të cilën e ka përjetuar njëlloj si në Amerikë vetëm në festën që organizon Dhoma Amerikane. Z. Jaco ka vlerësuar popullaritetin që ka marrë kjo festë dhe që reflektohet tek pjesëmarrja e lartë në event.
Festa është përshëndetur edhe nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane z. Demian Smith i cili ka vlerësuar miqësinë e dy popujve e shprehur qartë dhe në festën e Pavarsisë që organizon Dhoma Amerikane dhe ku ata ndjehen si në shtëpinë e tyre. Elementë e festës mes të cilave banda muzikore, grupi i valltarëve dhe lojrat për fëmijë i kanë dhënë gjallëri eventit.
Dhoma Amerikane ka falenderuar në mënyrë të vecantë sponsorat e eventit të cilët e bënë të mundur një organizim të tillë.
Credins Bank, si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, mbështeti aktivitetin si Platinium Sponsor. Credins është banka e cila, e ka kthyer tashmë në misionin e saj suportin për të gjitha aktivitetet që integrojnë dhe zhvillojnë komunitetin. E pranishme në evente ku vëmendjen maksimale e marrin fushat si: arsimi, sporti, kultura, mjedisi apo çdo fushë që sjell risi në teknologji dhe inovacion, Credins ka krijuar profilin e saj unik social. Me një përvojë të gjerë profesionale jo vetëm në industrinë bankare por edhe atë të komunikimit, përgjegjësisë sociale, Credins ka trajtuar tematika të cilat, i kane dhe zë dhe jehonë barazizë gjinore, minimizimit të varfërisë, e deri tek promovimi i turzimit, kulturës apo çdo fushe që sjell përmirësim të vazhdueshëm imazhit të Shqipërisë.