• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • AmCham-et e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë dialogun me Komisionin Evropian në Bruksel

AmCham-et e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë dialogun me Komisionin Evropian në Bruksel

Blogu, Lajme, Lajme nga antarët, Publikimet
18 March 2026
Gerta

Në Bruksel u organizua Tryeza e Rrumbullakët e Ballkanit Perëndimor, e cila mblodhi përfaqësues të AmCham-eve të rajonit dhe zyrtarë të rëndësishëm të Komisionit Evropian dhe CEFTA. Zhvillimi i një dialogu shumëpalësh mbi integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor u fokusua në harmonizimin e prioriteteve mbi reformat, integrimin ekonomik dhe përafrimin me acquis të BE-së.

AmCham Albania u përfaqësua nga Drejtori Ekzekutiv Neritan Mullaj. Gjatë diskutimit, z. Mullaj theksoi rëndësinë e përcaktimit të qartë të prioriteteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në funksion të përshpejtimit të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, si dhe të hartimit dhe zbatimit të politikave të qëndrueshme që mbështesin këtë proces. Pjesë e kësaj tryeze që theksoi rolin që bizneset në rajon mund të luajnë përmes përvojës konkrete mbi ndikimin e rregulloreve të BE-së në operacionet dhe investimet, u bënë edhe Kryetarja e Komitetit Ligjor Albana Karapanco dhe Marin Gjonaj, CEO i Gjonaj Group.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve theksuan rëndësinë e lehtësimit të procedurave të tregtisë, reduktimit të barrierave jo-tarifore dhe adresimit të disa çështjeve rregullatore. Tregu energjetik dhe integrimi i tij brenda tregut të madh të BE-së ishte një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit mes AmCham-eve dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian. AmCham Albania kontribuoi në këtë diskutim përmes anëtarit të saj Marin Gjonaj, i cili theksoi në fjalën e tij rëndësinë e menaxhimit të rregullave të taksës CBAM, e cila njihet si taksa e karbonit në kufi për energjinë e rinovueshme në fushën e shitjeve nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Tryeza përcolli mesazhin e qartë se bashkëpunimi mes rajonit dhe Bashkimit Evropian, i mbështetur në prioritete të përbashkëta dhe koordinim institucional, është thelbësor në përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane.

You may also like