Dhoma Amerikane përmes Komitetit të Taksave ka përgatitur një trajnim në ndihmë të biznesit anëtar për të informuar në detaje mbi ndryshimet e pësuara në udhëzimin mbi plotësimin e deklaratave tatimore, listëpagesave, tatimin në burim dhe deklarimin e DIVA.
Rezana Celmeta, Drejtore e Proceseve të Biznesit në DPT dhe Kryetarja e Komitetit të Taksave, Alketa Uruçi, drejtuan trajnimin i cili ndihmoi punonjësit e departamenteve të financës për të njohur ndryshimet në deklaratat tatimore dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të pjesëmarrësve.
Trajnimi u ndoq nga një prezencë e lartë anëtarësh të cilët treguan interesin për këtë trajnim. Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i AmCham duke falenderuar dy ekspertet, siguroi se Dhoma Amerikane do vazhdojë ti kushtojë rëndësinë e duhur rritjes së kapaciteteve të stafeve për bizneset anëtare të AmCham.