Dhoma Amerikane themelon Komitetin e Turizmit dhe Mikpritjes

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e Turizmit dhe Mikpritjes

takimi i pare i grupit

“Ngritja e Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes ishte një zbatim i politikës
së bordit drejtues për të sjellë një impakt përmes ekspertizës dhe kapaciteteve
të anëtarëve të saj në një nga sektorët më prioritarë të ekonomisë së vendit,”
– u shpreh në takimin e Komitetit të sapo krijuar të Turizmit dhe Mikpritjes,
Drejtori Ekzekutiv z. Neritan Mullaj.

Mbledhja e parë e këtij Komiteti i drejtuar nga Kryetari i Komitetit z.
Elvis Kotherja dhe Nënkryetari Nikolla Gjoni, shërbeu për të prezantuar një
kastë drejtuesish dhe anëtarësh të cilët nëpërmjet biznesit të tyre janë
përfaqësues të këtij sektori ose kanë në backgroundin e tyre profesional lidhje
të drejtpërdrejta. Grupi i punës përbëhet nga ekspertë që mbulojnë fusha të
ndryshme brenda sektorit të turizmit dhe diversifikojnë eksperiencat dhe
kapacitetet e tyre duke u bërë një mbështetje e fortë për Komitetin.

Diskutimet gjatë takimit janë përqëndruar në platformën e punës që do të
ketë ky Komitet dhe do të përqëndrohet në proçeset lobuese mbi legjislacionin e
trajnimin e forcave të punës si elementë të nevojshëm për zhvillimin e
qëndrueshëm të tij. Anëtarët kanë shkëmbyer idetë e tyre mbi çështjet që i
konsiderojnë jetike dhe kërkojnë vëmendjen jo vetëm të qeverisë por dhe të vetë
biznesit që operon në këtë sektor. Komiteti do të ndërtojë një strategji dhe
plan pune i cili do të zbatohet gjatë 2023.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *