Business Matching Platform

I nderuar anëtar i AmCham-it

Elementi më i vlefshëm kur hyn në një biznes është informacioni. Mbi bazën e tij, ju vendosni për kontratën më fitimprurëse, për bashkëpunëtorin më efikas, për marrëveshjen më të mirë. Eshtë bërë e natyrshme që partnerin në biznes ta takosh në një Panair. Ne po tentojmë nëpërmjet kësaj rubrike të re, të sjellim në vëmendjen tuaj ekskluzivitetin e informacionit dhe kontaktet e nevojshme që ju mund t’i merrni vetëm nëpërmjet një Panairi. Lajmi i mirw wshtw se kompani amerikane kanë kthyer kokën nga tregu shqiptar dhe kërkojnë bashkëpunëtorë.  Për të mbështetur këtë bashkëpunim, në web-in e Dhomës dhe në Bulletinin javor, ne po hapim një seksion qëllimi i tw cilit  është të realizojë kryqëzimin e informacionit, për t’ju treguar ju se cilat janë këto kompani, sektori ku bëjnë pjesë dhe bashkëpunëtori që duan. Nëse për ju profili i kompanisë amerikane përputhet me punën që bëni, keni potencialisht mundësinë për të gjetur një partner biznesi.

Dhoma Amerikane në bashkëpunim me Zyrën Ekonomike të Ambasadës Amerikane i shërbejnë nëpërmjet kësaj rubrike jo vetëm një qëllimi të madh, për të sjellë në vend kompani amerikane dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik, por mbi të gjitha interesit tuaj për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur dhe për të lidhur kontrata  fituese.

Nëse jeni të interesuar, lutem kontaktoni

Edi Jaçellari

Commercial Specialist
U.S. Embassy Tirana, Albania
Political and Economic Section
e-mail[email protected]
Tel.: +355 4224 7285 ext. 3116
Mob.: +355 68 208 0367

OMEGA Concrete Mixers

SHAW Technology

Kompani amerikane e specializuar në muret mbajtëse. SHAW TECHNOLOGIES është një kompani me bazë në Teksas, e cila aktualisht po kërkon partnerë për të ndërtuar dhe shpërndarë teknologjinë/sistemet e tyre në Itali dhe Shqipëri.