AmCham-et solidarizohen me veprime dhe ndihma të koordinuara për refugjatët 

AmCham-et solidarizohen me veprime dhe ndihma të koordinuara për refugjatët 

Drejtuesit dhe anëtarët e Dhomave Amerikane kanë ndjekur një takim të organizuar nga “AmChams në Europë” me tëmën “Biznesi dhe ndikimi global i krizës Ukrainë-Rusi”.

Takimi i moderuar  nga Susan DangerKryetare e Rrjetit të  AmCham-eve në Europë dhe CEO e AmCham EU, ka patur në fokus situatën aktuale në Ukrainë dhe ndihmën konkrete që po japin Dhomat Amerikane të vendeve fqinjë se bashku me anëtarët e tyre.

Në një diskutim të hapur, Andy Hunder, President i Dhomës Amerikane të Ukrainës, ka informuar mbi gjëndjen e stafit të tij, veprimet që po ndërmerr AmCham Ukraina, diskutimet e përditshme me përfaqësuesit e Ambasdës Amerikane por dhe të qeverisë ukrainase, për ti ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve të mbetur në Ukrainë.

“Ndihemi mirë të shikojmë vepra të humanitetit ndërkohë që po përballemi me një brutalitet të tillë “ – u shpreh Presidenti i AmCham Ukrainës. Andi Hunder. Gjatë takimit z. Hunder  informoi se ndiqte ecurinë e bizneseve që vazhdonin të operonin në Ukrainë. Ndërsa kanë mundur të largohen në kohë nga Kiev, pjesa më e madhe e stafit të AmCham Ukrainës është vendosur në Sllovaki, ku janë mirëpritur nga AmCham Slovakia.

Drejtuesit e AmCham-eve në vendet fqinjë të Ukrainës – Hungaria, Moldavia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, kanë raportuar gjithashtu masat që kanë marrë për t’i ardhur në ndihmë refugjatëve nga Rumania dhe angazhimin e tyre dhe të anëtarëve për të ofruar ndihma dhe për të ndikuar mbi qeveritë përkatëse.

Rrugët me të cilat kanë mundur të ndikojnë gjatë kësaj situate, kanë qënë në ndihmën e drejtë për drejtë për refugjatët duke ju krijuar kushte akomodimi dhe qëndrimi, organizimin e bizneseve anëtare për të ofruar ndihma dhe bashkëpunimin me qeveritë përkatëse për të krijuar një politikë ndihmëse dhe kontribuese për situatën.

Të gjitha AmCham-et janë angazhuar dhe në proecedurat për dhënien e statusit të përshtatshëm për refugjatët dhe lejet e qëndrimit për familjet që kanë hyrë në vendet e tyre.

Ndihet një solidaritet i të gjitha AmCham-eve me situatën në Ukrainë por duket se një rol më të madh në këtë kohë të vështirë po luajnë organizatat e vendeve të cilat janë në kufi me Ukrainën, ku padyshim dhe numri i refugjatëve është më i lartë dhe pritet që të rritet në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *