Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri organizoi ceremoninë me rastin e Ditës së Falenderimeve, duke zhvilluar network-un me komunitetin dhe bashkëpunëtorët e saj. Anëtarët e Dhomës Amerikane festuan së bashku një festë tipike amerikane ashtu sikurse festohet në Amerikë, që nga ushqimi tradicional e deri tek dekorimet me ngjyrat dhe elementët e kësaj feste. Fëmijët ishin pjesë e ceremonisë dhe kanë ndërvepruar me animatorët dhe programin e përzgjedhur për ta.
Presidenti i AmCham, z. Enio Jaço, në përshëndetjen e tij për anëtarët u shpreh se ‘Ditën e Falenderimeve e kam festuar për herë të parë në Amerikë dhe më ka bërë përshtypje moria e ftesave që më erdhën për të festuar me familjet e miqve të mi. Aty kuptova që thelbi i kësaj feste është të ndash me të tjerët jo vetëm ushqimin, por edhe mirënjohjen për çdo gjë që ke arritur në jetë”.
Duke folur për një vit të vështirë me të cilin u përballën bizneset, z. Jaço vlerësoi forcën dhe qëndrueshmërinë e tyre, duke i falenderuar në mënyrë të veçantë anëtarët të cilët kanë bashkëpunuar me organizatën pavarësisht vështirësive.
Cermonia u përshëndet nga Drejtori Ekzekutiv i AmCham, z. Neritan Mullaj, i cili falenderoi anëtarët dhe Bordin e AmCham për mbështetjen.
“Si drejtor i sapozgjedhur në detyrë, ky për mua është eventi i parë ku mund t’i takoj të gjithë anëtarët ”- u shpreh z. Mullaj.
Dita e Falenderimeve dhe qëllimi i kësaj feste, ku populli amerikan shpreh mirënjohjen dhe falenderimet për çdo mundësi që kanë patur në jetë, po kthehet nëpërmjet angazhimit të Dhomës Amerikane në një traditë edhe për familjet shqiptare.
Nëpërmjet këtij rituali, amerikanët falenderojnë Zotin për mundësinë e të qënit me familjen, për ushqimin në tavolinë, shëndetin, punët dhe jetën. Dhoma Amerikane përtej këtyre falenderimeve, në kohën e pazakontë që jetojmë, mbledh të gjithë anëtarët e saj, për t’i falenderuar për vullnetarizimin, ndjenjën e solidaritetit dhe të ndihmës që demonstruan në këto dy vite të vështira të pandemisë, duke na bërë të ndihemi në komunitet si në një familje të madhe.
Dhoma Amerikane falenderon në mënyrë të veçantë sponsorat e kësaj mbrëmje:
Platinum sponsor – Credins Bank
Gold Sponsor: Berdica Cement
S2 Global
Kalo & Associates
Devi-20 Grup
Silver Sponsor: Agrotek Alb
Greemed Medical Solutions