Komiteti për Investime dhe Tregti
Kryetar – Adrian Shehu- TCN
Nënkryetar - Rexhino Çekrezio – Trifolium


Axhenda e Investimeve e Dhomës Amerikane përshkruan 40 propozime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja. Komiteti i Investimeve dhe Tregtisë është vokal për zbatimin e agjendës përmes angazhimit me të gjithë aktorët, për të sjellë ndryshime që i sigurojnë bizneseve aktivitet në një treg transparent dhe konkurrues.

I kryesuar nga z.Adrian Shehu, Komiteti i kushton rëndësi bashkëpunimit rajonal dhe nevojës për të patur një plan veprimi për t’u angazhuar me Dhomat e tjera Amerikane në rajon për shqetësimet e përbashkëta të tregut. Duke i fokusuar të gjitha përpjekjet në një iniciativë rajonale më të koordinuar dhe të planifikuar, komiteti synon të krijojë evente të rregullta, që do të organizohen me rotacion midis vendeve të rajonit.

Temat me të cilat komiteti do të angazhohet për të krijuar një klimë të qëndrueshme për investitorët janë, ndërkombëtarizimi i tregjeve të punës për të stimuluar dhe inkurajuar operatorët shqiptarë të punojnë përtej kufijve, duke gjeneruar punësim dhe duke rritur fluksin e parasë. Komiteti ka diskutuar gjithashtu mundësinë e organizimit të aktiviteteve të lidhura me teknologjinë, duke i dhënë një shtysë ekonomisë dixhitale dhe ndërgjegjësimin e investitorëve me qëllim rritjen e interesit për Shqipërinë. Plani i veprimit i vitit 2022 do të përfshijë gjithashtu çështje që prekin investimet amerikane dhe krijimin e një rrjeti të palëve të interesuara, duke përfshirë Ambasadën e SHBA-së dhe organizata të tjera, për një efikasitet më të madh të aktiviteteve.

“Rritja e investimeve dhe e tregtisë janë synimet kryesore të Dhomës Amerikane. Ky Komitet fokusohet në lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, qofshin ato vendase apo IHD, dhe përmirësimin e klimës së përgjithshme të biznesit. Ai kontribuon dhe monitoron Indeksin e Biznesit të Dhomës Amerikane. Komiteti synon gjithashtu të punojë drejt identifikimit të avantazheve konkurruese të Shqipërisë (në formën e një studimi). Së fundi, Komiteti do të kërkojë të angazhohet me Dhomat Amerikane të tjera në rajon për të ndërtuar një dialog dhe një qasje të përbashkët mbi tregtinë ndërkufitare dhe të gjithë elementët që lidhen me të. Ky Komitet shqyrton mundësitë e bashkëpunimit me diasporën shqiptare në SHBA dhe bashkëpunon ngushtë edhe me komitetet e tjera”. 

Komiteti i Tregtisë dhe Investimeve e fokusoi punën e tij në vitin 2019 në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke përcjellë tek autoritetet përkatëse mendimet dhe sugjerimet e anëtarëve të Dhomës Amerikane me synimin për të përmirësuar parametrat bazë të klimës së biznesit në vend, gjë që në fund do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve të huaja. Komiteti ishte shumë aktiv në procesin e lobimit për Ligjin e ri të Unifikuar të Investimeve, i cili pritet të jetë i një rëndësie thelbësore për klimën e biznesit. 

Komiteti i Tregtisë dhe Investimeve e fokusoi punën e tij në vitin 2020 në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri, duke përcjellë tek autoritetet përkatëse mendimet dhe sugjerimet e anëtarëve të Dhomës Amerikane me synimin për të përmirësuar parametrat bazë të klimës së biznesit në vend, gjë që në fund do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Adrian Shehu TCN
Rexhino Cekrezi
Takimi i pare i grupit