
World Vision Albania
Në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, World Vision Albania ka mbështetur 2,705 familje ose mbi 11,614 të rritur dhe fëmijë në Shqipëri dhe 150 familje Kosovë me paketa ushqimore dhe higjienike. Gjithashtu, falë projektit #RE-IN-VEST, edhe 104 familje të rikthyera nga emigracioni janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike.
| Fëmijët kanë qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes së World Vision, të cilët nëpërmjet një cikli inovativ dhe dy profesionistëve në fushën e psikologjisë, do të shpjegojnë dhe këshillojnë për aspekte të shëndetit mendor të fëmijëve dhe të familiarëve gjatë situatave të emergjencës. |
Pjesë e projekteve të ndihmës kanë qenë edhe 62 familje fermerësh në disa fshatra të zonës së Librazhdit dhe Përrenjasit, të cilët janë mbështetur me 4,600 fidanë lajthie për të zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor gjatë kësaj kohe.
Dhoma Amerikane është krenare për anëtarët e saj.
***

