Kompania Lufra ka vazhduar aktivitetin prodhues, duke u gjendur në çdo market me produktet e veta në ndihmë të furnizimit me ushqime të popullatës. Por përtej biznesit, kompania Lufra është gjendur me produktet e veta pranë 650 familjeve në vështirësi financiare, duke u bashkuar me humanizmin dhe solidaritetin e shumë kompanive të tjera në fushën e agrobiznesit.
“Kjo nuk është mëshirë, por një detyrim social që ne e ndiejmë fuqimisht, për të mbështetur ata që kanë nevojë, duke respektuar nderin dhe dinjitetin e kujtdo”- thotë CEO i kompanisë Lufra, z. Franc Ndreka.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ndihet krenare për vullnetarizmin dhe shpirtin e solidaritetit të anëtarëve të saj.
***