Si një bankë amerikane u bë faktor në tregun shqiptar në vetëm 5 vjet

Si një bankë amerikane u bë faktor në tregun shqiptar në vetëm 5 vjet

Andi Ballta, Drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv
Andi Ballta, Drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv

Abi, kur lindte një bankë

Bankingu në konceptin e një banke boutique, që vendosi klientin në fokus dhe e mbështeti me optimizëm në vendimarrjet më të vështira, krijoi Bankën Amerikane të Investimeve

1) Igi Sulaj, Drejtor Divizioni, Divizioni i Investimeve dhe Projekteve Speciale
2) Andi Ballta, Drejtor i Pergjithshem Ekzekutuv.
3) Brunilda Jakovi, Drejtore e Njesise se Operacioneve; anetare e Bordit Drejtues
4) Vilsa Lika, Drejtore e Divizionit Ligjor, Perputhshmerise dhe Qeverisjes Korporative
5) Armand Muharremi, Drejtor i Divizionit të Financës; Anetar i Bordit drejtues

 

ABI Bank
1) Edvin Myftiu, Drejtor i Shitjeve/Rrjeti i Degëve
2) Alban Comacka, Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për Aktivitetin e Retail
3) Blerina Koci, Drejtore e Divizionit të Menaxhimit të Cilësisë
4) Andi Ballta, Drejtor i Pergjithshem Ekzekutiv
5) Aida Apostoli, Drejtore e Njësisë Retail
3) Alda Shehu, Drejtore e Segmentit PI & Premier

 

1) Anila Daci, Drejtore e Divizionit të Kredisë së Biznesit
2) Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv
3) Ardian Kamberi, Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv
4) Brunilda Jakovi Drejtore e Njësisë së Operacioneve dhe anëtare e Bordit Drejtues
5) Igli Sulaj, drejtor i Divizionitt të Investimeve dhe Projekteve Speciale
6) Aida Dervishi, Drejtore e Riskut të Kredisë

Mjafton një vizitë e shkurtër në zyrat qendrore të ABI Bank për të kuptuar se sa shumë është bërë në vetëm pesë vjet.

Vendosur në një ndërtesë shumëkatëshe në fillim të rrugës së Kavajës, që tashmë quhet ABI Tower, ambientet moderne dëshmojnë për ambicien optimiste të një banke që tashmë renditet e pesta përsa i përket madhësisë së kapitalit.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve të saj, koha e kthehu në realitet. Janë këto vlera që i bashkon të gjithë edhe sot në ABI, ashtu sikurse optimizmi identifikues për këtë bankë.

Nga kati i 10-të i ABI Bank, Tirana duket shumë e bukur. Në një ditë me diell, tarraca që gjendet në katin e sipërm të ABI Toëer, është vendi perfekt për të folur për një histori suksesi që 5 vjet më parë i dha tregut bankar shqiptar një hyrje të re të quajtur Banka Amerikane e Investimeve.

“Në vitin 2015, pas krizës financiare të 2018-ës ishte akoma e pakonceptueshme që një investitor amerikan do të vinte të investonte në mënyrë domethënëse në Shqipëri dhe për më tepër në sektorin bankar”, tregon Igli Sulaj, drejtor i Divizionit të Investimeve dhe Projekteve Specifike, njëkohësisht pjesë e bërthamës së parë nga ku u krijua ABI Bank. “Gjithsesi NCH, duke besuar dhe njohur potencialin ekonomik dhe njerëzor shqiptar vendosi me bindje të plotë të bënte pikërisht këtë gjë.”, vijon ai.

Armand Muharremi, Drejtor i Divizionit të Financës dhe anëtar bordi, thotë se hyrja e ABI Bank në tregun bankar, është një moment i rëndësishëm që padyshim lë gjurmë në mënyrën se si ky treg do të formësohet në të ardhmen: “Hyrja e ABI Bank në tregun bankar në Shqipëri në vitin 2015 theu akullin e fillimit të proceseve të konsolidimit të këtij tregu. Periudha e pas krizës së viteve 2008-2012 e kishte paralajmëruar prej kohësh këtë zhvillim me disa Banka që dukshëm kishin adoptuar strategji daljeje apo reduktimi të prezencës në treg. Më pas, siç jemi të tërë dëshmitarë, tregu bankar në Shqipëri kaloi një fazë të rëndësishme konsolidimi ku ABI vijoi të luante një rol aktiv në këto procese.”

 

Por çfarë solli risi e cfarë e veçon ABI-n në treg? A ka diçka në veçanti të cilës i dedikohet suksesi i këtyre 5 viteve?

“Në thelb të suksesit të ABI Bank është skuadra e krijuar nga kolegët ekzistues të bankave që u blenë dhe kolegëve që u bashkuan më vonë nga bankat kryesore të sistemit banker.”, thotë Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv. “Talenti ekziston në sistemin bankar dhe është thjesht çështje motivimi financiar dhe kulturor si dhe përputhje e plotë e interesave të punonjësve, drejtuesve dhe aksionarëve me kërkesat e klientëve”, thotë Ballta.

Fokusi te klienti, të kuptuarit e nevojave individuale, vëmendja dhe ndjeshmëria ndaj rrethanave dhe problematikave specifike e mbi të gjitha ndërtimi me kujdes i një marrëdhënieje të ndershme e besimi reciprok është ajo që bën dallimin e një banke boutique në treg.

“Ajo që ne vendosëm të bëjmë ishte banking me konceptin e një banke boutique – me fjalë të tjera, shërbime bankare të personalizuara dhe produkte të përshtatura maksimalisht me nevojat e klientëve,”, thotë Igli Sulaj. “Ne zakonisht arrijmë, jemi të shpejtë në vendimarrje dhe akomodues në shumë nga kërkesat që klientët kanë sepse kemi një strukturë aprovuese shumë të thjeshtë dhe autonome.”          

Vilsa Lika, drejtore e Divizionit Ligjor, Përputhshmërisë dhe Qeverisjes Korporative vijon: “ABI i analizon klientët, i njeh ata nga afër, ua njeh pikat e forta e të dobëta, u jep mundësi të orientojnë biznesin e tyre aty ku është më rentabël dhe i sigurtë, pasi siguria dhe besnikëria në një marrëdhenie partneriteti e zhvillojnë atë.”

Ndërsa për Brunilda Jakovi, drejtore e Njësisë së Operacioneve dhe njëkohësisht anëtare bordi, e ndryshmja që sjell në treg ABI ka të bëjë me një kulturë pune të “importuar” që nxit dhe promovon meritokracinë, disiplinën dhe profesionalizmin: “ABI Bank nuk është vetëm një investim amerikan, por ajo përcjell gjithashtu një kulturë amerikane të të punuarit e mbështetur në një frymë të shëndetshme bashkëpunimi brenda institucionit, profesionalizëm, sofistikim, ndërveprim, gjithëpërfshirje, meritokraci dhe komunikim pa barriera,  respekt për individin dhe mosinkurajim të ‘kultit të individit’. Këto vlera janë ato ç’ka na identifikojnë e veçojnë, ato që kanë sjellë epërsinë e Bankës në tregun tradicional të bankingut shqiptar”, thotë ajo.

 

“Investo në Optimizëm”, slloganin tuaj tashmë e njohin të gjithë në treg. Nga vjen ideja e këtij sllogani në një vend ku investimet vazhdojnë të jenë pika e dobët e ekonomisë?

“Optimizmi i saktë është më i vështirë se pesimizmi i gabuar.”, përgjigjet Andi Ballta. “Mundësitë në tregun bankar shqiptar dhe ekonominë shqiptare janë shumë më të mëdha, por shpesh humbasin në zhurmën negative të medias, politikës, apo izolimit të gjatë ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë në Europë. Ka shumë më shumë histori të mrekullueshme suksesi në Shqipëri, se sa thuhen dhe promovohen. Është më me leverdi të investosh në suksesin e ekonomisë shqiptare se sa në pesimizmin kronik që ushqehet në mënyrë cinike nga segmente të shoqërisë. Pra, përveç pozitivitetit nga ana etike, është dhe më pragmatike të vësh bast se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet në të ardhmen si është rritur gjatë 30 viteve të fundit.” 

Optimizmi është një zgjedhje e bukur dhe pragmatike, po mbi të gjitha një filozofi e menyrë të menduari që përkthehet në vendimmarrje e veprime konkrete në çdo aspekt të funksionimit të ABI Bank.

“Në këto 5 vite, ABI ka zgjedhur të jetë pranë gjithkujt në mënyra të ndryshme. Pranë stafit, duke krijuar komoditet standarde të larta, në ambientet ku ata punojnë, duke mundësuar trajnime për rritjen e zhvillimin e tyre profesional si dhe duke menduar me kujdes paketat e tyre të kompensimit”, thotë Jakovi.

“nga ana tjetër, si një biznes me fokus në përgjegjësinë sociale dhe në frymën e optimizmit se ky vend do bëhet, ABI vjen te çdo qytetar duke nxitur talentet, por njëkohësisht duke mbështetur pjesën më vulnerabël të shoqërisë. ABI promovon kulturën dhe artin pa harruar në asnjë moment shëndetin dhe mbështetjen për shtresat në nevojë.”, thotë ajo.

“Të investosh në optimizëm është sot një domosdoshmëri për tregun shqiptar në tërësi.”, thotë Igli Sulaj. “Nuk është qëllimi ynë që t’a kufizojmë optimizmin vetëm në kontekstin bankar. Kemi një popull jashtëzakonisht sipërmarrës, punëtor, të urtë dhe shumë të mençur ndërkohë që ndër vite, sidomos në 10-15 vitet e para pas vitit 2000, fokusi ishte vetëm tek varfëria, korrupsioni, politika e majtë apo e djathtë.”

Për Armand Muharremin, ky slogan e ka tejkaluar misionin e tij për të reflektuar filozofinë dhe mënyrën e të menduarit e të punuarit në ABI: “Investo në Optimizëm është një thirrje ndaj kujtdo për të qënë pozitiv dhe optimist. Në veçanti për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë kjo thirrje është angazhim nga ne për të qënë pranë tyre me shembullin, eksperiencën tonë dhe për të punuar sëbashku për ti dhënë vlerë optimizmit të tyre.”

 

2020 është një vit i vështirë për biznesin dhe ekonominë, investimet u goditën të parat dhe jo vetëm në Shqipëri. Ju vazhdoni të besoni tek motoja juaj edhe në një vit pandemie ku në derën e bankave bizneset po shfaqen më së shumti për “të kërkuar borxh” që u siguron mbijetesën? Si i keni asistuar ata gjatë kësaj periudhe?

Igli Sulaj: “Që në ditët e para të pandemisë ne dolëm publikisht me mesazhin që kjo është një situatë kalimtare dhe me precedentë historik. Mesazhi ynë, por jo vetëm yni fatmirësisht, por i tërë sistemit drejtuar nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare, ishte ai i qetësisë, i dhënies së sigurisë se banka do jetë e duruar dhe do dijë të presë në ditë të vështira duke mirëkuptuar që prioriteti natyrshëm do të ishte tek shëndeti, tek familja, tek mbijetesa e biznesit dhe pagat e punonjësve të tyre. 

Ne jo vetëm që komunikuam me klientët tanë për periudha pushimi në ripagim por ofruam mbështetje me kredi të reja për projekte afatgjata që shkonin përtej situatës pandemike.

Madje me gjasa 2020 do të jetë viti me kredidhënien më të lartë në këto 5 vite histori të ABI-t”.       

Armand Muharremi: “Padyshim 2020 ishte një vit i vështirë dhe kjo u ndje në shumë tregues të ekonomisë dhe biznesit. Askush nuk e kishte jetuar këtë situatë pandemie dhe askush nuk kishte eksperiencën apo formulën e saktë të përballjes me të. Vrasja e shpresës dhe optimizmit mund të ishin më të rrezikshme se pandemia. Ne vazhdojmë të besojmë tek motoja jonë. Rritja e Bankës gjatë 2020 mund të konsiderohet ndër më të lartat në historikun e saj.” 

Brunilda Jakovi: “Gjatë këtj viti të vështirë, ABI tregoi se është porta ku biznesi mund të trokasë për të gjetur mbështetje dhe zgjidhje të personalizuara për nevojat e tij e për të tejkaluar vështirësitë.”

5 vjet në treg dhe dukshëm shumë arritje që pa dyshim e bëjnë historinë e re të ABI-t një histori frymëzuese suksesi.

ABI Bank përfaqëson aktualisht mbi 5% të totalit të aktiveve të tregut bankar duke qënë Banka e 6-të e sistemit për nga madhësia.

 

Por a janë pritshmëritë për vitin në vijim po kaq optimiste sa i përket ecurisë së bankës dhe për ekonominë në përgjithësi?

Armand Muharremi parashikon se për vitin 2021 ritmi i rritjes do të jetë i njejtë ose më i lartë  krahasuar me vitin 2020. “Synimi është të çojmë bankën në nivelin e totalit të aktiveve prej rreth një miliardë USD gjatë një periudhe afatmesme. Banka sot ka likuiditet dhe kapital më se të mjaftueshëm për të mbështetur këtë objektiv,” thotë ai.

“Ka disa faktorë që shtyjnë për një trajektore pozitive të ekonomisë në 2021 dhe akoma më shumë në 2022,” thotë Igli Sulaj. “Kombinimi i politikës monetare lehtësuese me norma interesi në nivelet më të ulta historike, shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit që pavarësisht deficitit që krijojnë janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë të mëdha, dhe rikthimi i besimit tek konsumatorët me shpërndarjen e një vaksine efikase dhe lehtësimin e valës së pandemisë do të çojnë në një ringritje të paevitueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *