COVID-19 Economic News – 08.05.2020

COVID-19 Economic News - 08.05.2020


Tatimet sqarojnë përfituesit e paketës 1, si të veprojnë me kontributet – Monitor.al

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon të gjithë tatimpaguesit, të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Përfitim të Ndihmës Financiare, sipas sipas VKM Nr. 254, datë 27.03.2020, Paketa 1, se si duhet të veprojnë për plotësimin e Listëpagesës së Kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe TAP për periudhën Prill 2020.

—-

The General Tax Directorate informs all taxpayers who have been approved the Request for Financial Assistance, according to DCM No. 254, dated 27.03.2020, Package 1, how to complete the Payroll of Social and Health Insurance Contributions and TAP for the period of April 2020.

Vetëm 6 bashki mbeten të kuqe, lëvizja me automjete në zonat e gjelbra deri në orën 21:00 – Monitor.al

Nga e hëna e 11 majit, vetëm gjashtë bashki do të mbeten në zonën e kuqe, ku do të zbatohet i njëjti regjim oraresh i ndjekur deri më tani. Kryeministri Rama njofton nëpërmjet një statusi në ‘facebook’ se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejhet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

—-

From Monday, May 11, only six municipalities will remain in the red zone, where the same time schedule followed so far will be implemented. Prime Minister Rama announces through a Facebook status that these areas will include checkpoints and the entrance-exit of unauthorized vehicles will not be allowed.

Çmimet bien në prill, por mbeten më të larta se një vit më parë, ushqimet, pajisjet e shtëpisë, qiratë dhe uji të shtrenjta – Monitor.al

Çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë në muajin prill, pas rritjes së shpejtë të muajit mars, të diktuar nga situata e krijuar nga kufizimi i Covid-19, që çoi në shtrenjtimin e disa produkteve bazë. INSTAT njoftoi se inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve ishte 1.9% në prill, nga rreth 2.1 që ishte ndryshimi vjetor në mars.

—-

Prices fell slightly in April, following the rapid rise in March, dictated by the situation created by the restriction of Covid-19, which led to the rise in prices of some basic products. INSTAT reported that inflation, which measures annual price change, was 1.9% in April, up from about 2.1% in March.

Paketat anti-COVID, borxhi i lartë e lë Shqipërinë të fundit në rajon për mbështetjen direkte – Monitor.al

Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i jep shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale. Shqipëria alokoi më pak fonde si mbështetje direkte tek qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 0.86% të PBB-së, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

—-

High levels of public debt, low incomes and the current account deficit do not give much room for fiscal stimulus policies. Albania allocated less funds as direct support to its citizens in anti-COVID aid packages, with only 0.86% of GDP, according to the International Monetary Fund.

Bizneset rrisin sërish borxhin ndaj tatimeve, arrin në 950 mln euro  – Monitor.al

Detyrimet e papaguara të bizneseve u rritën sërish në 2019-n, ku pjesën më të madhe e përbën tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Borxhi tatimor u zgjerua me 9 për qind gjatë vitit 2019, duke arritur vlerën e 117 miliardë lekëve ose rreth 953 milionë euro, raportuan burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

—-

Unpaid business liabilities increased again in 2019, with the largest share being value added tax (VAT). The tax debt expanded by 9 percent during 2019, reaching the value of 117 billion ALL or about 953 million euros, according to official sources of the General Tax Directorate.

Investimet, rekomandimet për përmirësimin e klimës vonojnë të zbatohen Monitor.al

Përmirësimi i klimës së të bërit biznes në vend si një aspekt kyç në tërheqjen e investimeve të huaja por edhe nxitjen e atyre vendase mbetet një nga sfidat e ekonomisë. Si një nga instiucionet lobuese të këtij përmirësimi Këshilli i Investimeve sipas përshtypjeve që merr nga anketat me biznesin bën edhe rekomandime konkrete që i shërbejnë këtij qëllimi. Por duket se në vitin 2019 një pjesë e mirë e rekomandimeve kanë rënë në vesh të shurdhër. Së pari të paktën 44 për qind e rekomandimeve nuk janë zbatuar, 19 për qind e tyre mbeten në proces kurse 37 për qind janë zbatuar.

—-

Improving the business climate in the country as a key aspect in attracting foreign investment but also encouraging local ones remains one of the challenges of the economy. As one of the lobbying institutions of this improvement, the Investment Council, according to the impressions it receives from surveys with business, makes also concrete recommendations that serve this purpose. But it seems that in 2019, a good part of the recommendations has fallen on deaf ears. First, at least 44 percent of the recommendations have not been implemented, 19 percent remain in process and 37 percent have been implemented.

Unioni Turistik, qeverisë: Lehtësoni kufizimet, agjencitë e huaja të gatshme të sjellin chartera nga 1 qershorMonitor.al

Unioni Turistik Shqiptar i ka bërë thirrje qeverisë përmes një letre drejtuar kryeministrit që të shohë mundësinë e e lehtësimit të kufizimeve të lëvizjes për t’i ardhur në ndihmë industrisë së turizmit. Sipas Unionit moshapja e plazheve dhe mbyllja e kufijve rajonalë për lëvizjen tokësore është një problematikë që duhet të shihet me kujdes dhe të ecet me hapin e fqinjëve ku Greqia tashmë ka hapur plazhet nga data 4 maj kurse Mali i Zi po përgatiet për në 18 maj. Në të njëjtën letër thuhet se vetëm 10 për qind e hoteleve janë hapur.

—-

In a letter to the Prime Minister, the Albanian Tourist Union appealed to the government to look into the possibility of easing restrictions on movement to help the tourism industry. According to the Union, the non-opening of beaches and the closure of regional borders for land movement is a problem that needs to be looked at carefully and followed by neighboring measures, where Greece has already opened beaches from May 4 and Montenegro is preparing for May 18. The same letter states that only 10 percent of hotels have been opened.

Banka e Shqipërisë merr vendimin për shtypjen e kartëmonedhave 500 lekë dhe 2000 lekëMonitor.al

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit ka vendosur Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.

—-

The Supervisory Council of the Bank of Albania in its last meeting has decided to approve the printing of Albanian banknotes at the legal rate, with a cut of 500 ALL and 2000 ALL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *