COVID-19 Economic News – 03.04.2020

COVID-19 Economic News - 03.04.2020

Euro exchange rate stabilizing – Albanian Lek gained ground again on Friday

The euro exchange rate closed the week with a further trend towards stabilization. According to the Bank of Albania, on Friday the euro was traded at 126.54 lek, declining by more than one lek from Thursday. Compared to Monday, when the euro exchange rate reached its highest level in two years, the lek gained 4.5 points.

—-

Kursi i euros e mbylli javën me një tendencë të mëtejshme drejt stabilizimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të premten 1 euro u këmbye me 126.54 lekë, në rënie me më shumë se 1 lekë nga dita enjte. Krahasuar me ditën e hënë, kur kursi i euros kishte arritur nivelin më të lartë të dy viteve të fundit, leku ka rifituar 4.5 pikë.

Government borrows record foreign currency debt; The Bank of Albania is holding a € 120 million bond auction

The Bank of Albania has announced that will conduct an auction for the sale of a 120 million euros bond with a maturity of 2 years. The auction will be held on behalf of the Albanian government, which this time is borrowing in euro, trying to secure it from financial institutions, individuals and others. The auction is out of order and the amount claimed is a record in terms of euro bonds.

—-

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë ankandin për shitjen e një obligacioni me vlerë 120 milionë, me afat maturimi 2 vjeçar. Ankandi zhvillohet për llogari të qeverisë shqiptare, e cila këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe individë e të tjerë. Ankandi është jashtë radhës dhe shuma e kërkuar përbën një rekord sa i përket obligacioneve në euro.

The Ministry of Finance issues the order to apply for war unemployment benefit, who benefits

The Ministry of Finance and Economy issues an order that defines the procedure and the way of receiving the unemployment benefit, the procedure and the way of operation of employment services as a result of the situation created by the spread of the COVID-19 epidemic. The Ministry of Finance and Economy explains in its order, the registration for unemployment benefit and the procedure for cases of economic assistance beneficiaries, for individuals who cannot obtain the unemployment certification.

—-

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxjerr urdhërin, me anë të të cilit përcaktohet procedura dhe mënyra e përfitimit të pagesës së papunësisë se luftës, procedurën dhe mënyrën e operimit të shërbimeve të punësimit si pasojë e gjendjes së krijuar nga përhapja e epidemisë COVID-19. Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në urdhërin e saj, regjistrimin për përfitimin nga pagesa e papunësisë dhe procedurën për rastet e përfituesve të ndihmës ekonomike, për individët që nuk mund të marrin vërtetimin e papunësisë.

Normative Act regulating deferment of leases by two months, fines up to 5 – less monthly rent

According to this act, all individual tenants, who have a rental contract for an apartment or any other document that proves the lease-tenant contractual relationship, before announcing the state of the epidemic, who have an employment contract but have suspended / terminated it due to the situation caused by COVID-19, will not pay the rent obligation for two months, April and May 2020.

—-

Sipas këtij akti, Të gjithë qiramarrësit individë, të cilët kanë kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës–qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë, që kanë kontratë pune por e kanë pezulluar/zgjidhur atë si  pasojë e  gjendjes  së shkaktuar  nga COVID–19, nuk  do  ta paguajnë detyrimin e qirasë për dy muaj, prill dhe maj 2020.

Producers’ Union Survey, 70% of companies warn of layoffs, may last up to a month – Monitor.al

A survey of the Albanian Producers Union, conducted by 90 companies, mainly VIP and big businesses,  highlighted the difficult situation facing manufacturing enterprises in the country. The majority of respondents said that they can resist for a maximum of one month and then will be forced to give up, by closing their business activities unless a government-sponsored solution is found.

—-

Një sondazh i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, kryesisht biznese VIP e të mëdha, ka nxjerrë në pah situatën e vështirë, me të cilët po përballen sipërmarrjet prodhuese në vend. Pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas, do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetet, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Albanian Agribusiness Council proposes package of measures! 4 warnings and 3 suggestions – Scan.tv

The Albanian Agribusiness Council has made public a proposal for a package of measures to assist bankruptcy risk entities working in some areas of the domestic food production chain. The list of measures proposed is to support the agricultural sector, livestock, fisheries, collection centers, agro-processing and agribusiness entities which are some of the most important chains of domestic production in the food supply chain in the country.

—-

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka bërë publik një propozim për një paketë masash në ndihmë të subjekteve në risk falimentimi, që punojnë në disa hallka të zinxhirit të prodhimit vendas të produkteve ushqimore. Në listën e masave që propozohen janë mbështetja e sektorit të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, qendrave të grumbullimit, subjektet e agropërpunimit dhe agrobiznesi, që janë disa hallka shumë të rëndësishme të prodhimit vendas, në zinxhirin e furnizimit të popullit me ushqime.

Verdict / Bailiffs “freeze” until pandemic ends! Bankruptcy procedures are prohibited, only the execution of some securities is allowed – Scan.tv

The government has decided to suspend the deadlines for conducting procedural actions by the state or private judicial bailiffs. The decision is argued for the purpose of protecting the legitimate interests of citizens who may be affected by the activity of public and private judicial bailiffs, mediation or administration in bankruptcy proceedings, during the duration of the epidemic caused by the spread of COVID-19.

—-

Qeveria ka vendosur të pezullojë afatet për kryerjen e veprimeve proceduriale të përmbaruesve gjyqësorë shtetërorë apo privatë. Vendimi argumentohet me faktin se ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të shtetasve që mund të cënohen për shkak të veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror dhe privat, ndërmjetësimit apo administrimit në procedurat e falimentimit, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Another weekend in total lockdown / Rama: “Everyone at home from tomorrow to Monday” – Scan.tv

Through a “Facebook” message, the Prime Minister states that from tomorrow at 13:00 until Monday at 05:00 in the morning, everyone will stay at home.

—-

Në një mesazh në “Facebook”, kryeministri thekson se nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi.

The pandemic is severely affecting the economy, experts say – Top Channel.tv

Boerge Brende, President of the World Economic Forum, said the recovery would be possible only through “coordinated global action”. He made his comments after the Asian Development Bank predicted that the pandemic would cost the global economy $ 4.1 trillion, or about 5 percent of all economic activity.

—-

Boerge Brende, Presidenti i Forumit Botëror Ekonomik, tha se rimëkëmbja do të jetë e mundur vetëm përmes “veprimit të koordinuar global”. Ai i bëri komentet, pasi Banka Aziatike e Zhvillimit parashikoi se pandemia do t’i kushtojë ekonomisë globale 4.1 trilionë dollarë, ose afro 5 për qind e të gjithë aktivitetit ekonomik.

BE, 4 milion euro shëndetësisë shqiptare në luftë kundër Covid-19 – Monitor.al

Bashkimi Europian, përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milion euro në fushën e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

—-

The European Union through the United Nations office in Albania has allocated 4 million euros in the field of health in the fight against COVID-19.

Çmimi i naftës ulet me 5-10 lekë/litër, tregtimi me pakicë i karburanteve bie 85% – Monitor.al

Çmimet e karburanteve në pikat e tregtimit me pakicë janë ulur me 5-10 lekë/litër ditët e fundit, duke shënuar reduktimin e dytë brenda pak javësh, dhe duke e çuar uljen në 15-20 lekë për litër. Tkurrja e kërkesës e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, si dhe ulja e çmimit në bursat botërore, u reflektuan edhe në tregun me pakicë vendas.

—-

Fuel prices at retail outlets have decreased by 5-10 lek / liter in the last days, marking the second reduction in a few weeks, and leading the decrease to 15-20 lek per liter. coronavirus pandemics, as well as declining prices on world stock exchanges, were also reflected in the domestic retail market.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *