Presidenti Enio Jaço letër falenderimi dhe ftesë bashkëpunimi kompanive anëtare për Axhendën e Investimeve

Presidenti Enio Jaço letër falenderimi dhe ftesë bashkëpunimi kompanive anëtare për Axhendën e Investimeve

Presidenti i AmCham Enio Jaco

Letra e Presidentit të AmCham, Enio Jaço drejtuar 220 kompanive anëtare të Dhomës Amerikane 

“Të dashur Anëtarë,

Pas publikimit të Indeksit të Biznesit vitin e kaluar, ju shprehët rëndësinë urgjente për përmirësimin e ambientit në të cilin ne bëjmë biznes. Për këtë arsye, në Tetor 2020, ne ngritëm një grup pune për të zhvilluar praktikat më të mira që përmirësojnë klimën e biznesit.

Në dhjetë muajt e fundit, disa nga ju luajtët një rol të drejtpërdrejtë në gjashtë komitetet e AmCham, ku çështjet dhe problemet u ngritën me propozime specifike për zgjidhjen e tyre. Falë punës dhe përkushtimit tuaj aktiv në komitetet teknike, tani Axhenda e Investimeve është finalizuar.

Axhenda me dyzet rekomandime është ndarë me kolegët tanë në Qeveri, partitë politike dhe agjencitë përgjegjëse për imlementimin e tyre. Kam kënaqësi t’Ju informoj se, nga komunikimet e para që kemi pasur me ekspertë teknikë, partnerë ndërkombëtarë, qeverinë dhe partitë politike, teza e rekomandimeve tona ka marrë një dakordësi të gjërë.

Axhenda e Investimeve do të jetë prioritet kyç i strategjisë së AmCham në vijim. Por në disa aspekte, puna jonë sapo ka filluar. Pjesa më e vështirë – kthimi i rekomandimeve në veprime konkrete – do të nisë tani. Kjo do të jetë faza finale por më kritike dhe unë ju nxis të vijoni të përfshiheni në mënyrë sa më aktive. Shpesh, disa prej jush më keni pyetur: “Si mund të ndihmoj më shumë?” Unë do sugjeroja tre mënyra se si ju mund të përfshiheni në vijim.

Së pari, ju ftoj të zgjidhni ato rekomandime, që përfaqësojnë punën dhe problemet tuaja konkrete dhe të loboni për to, duke bindur stafin tuaj, kolegët, madje edhe të afërmit dhe miqtë për rëndësinë që ato kanë.

Së dyti, ju nxis të vijoni bashkëpunimin me komitetet teknike të AmCham gjatë fazës së implementimit, duke ndihmuar që rekomandimet të shndërrohen në propozime konkrete për ndryshime legjislative. Njëlloj si me procesin e draftimit të rekomandimeve, ne tashmë do të krijojmë ekipe pune për ndërtimin e akteve me ndërhyrje ligjore. Kjo fazë është me rëndësi, pasi ka të bëjë me kthimin e rekomandimeve në një legjislacion praktik, të cilin Parlamenti më pas duhet ta miratojë dhe kthejë në ligje me fuqi vepruese.

Së treti, kërkoni mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit në zonat tuaja dhe inkurajojini që të votojnë ndryshimet e këtij legjislacioni në të ardhmen, si e vetmja mënyrë për të bërë Axhendën e Investimeve realitet.

Së fundmi, me mbështetjen tuaj dhe në koordinim me ‘US Chamber’ në Ëashington, ne do të krijojmë një ekip pune për zhvillimin e “Pikëshënues-it”. Ky është një instrument që do të masë mënyrën e votimit të çdo anëtari në Parlament, në lidhje me përmbajtjen e Axhendës se Investmeve. Ne presim qe instrumenti të jetë gati vitin që vjen. Pikëshënuesi do të jetë një mjet i fuqishëm që do të rrisë efektivitetin e punës sonë në miratimin e Axhendës së Investimeve.

Tani është koha e duhur që Axhenda të bëhet realitet. Unë jam optimist për progresin që mund të arrijmë dhe mirëpres të vijojmë të punojmë së bashku, që ta bëjme reale.

Ju ftoj të më shkruani drejtperdrejt, apo edhe t’i drejtoheni ekipit drejtues të AmCham për cdo ide që mund të keni.

Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!”

***

Dear Member of the American Chamber of Commerce,

After our AmCham Business Index results were published last year, you expressed a strong call for action to improve the business environment that we operate. For this purpose, in October 2020, we put together a working group to develop solutions to improvements of the business environment.

Some of you played a direct role during these last ten months, by raising issues and problems but also contributing with solutions. Thanks to your proactive spirit and professional work through six technical committees, the Investment Agenda is now complete.

These forty recommendations have been shared with our government colleagues, political parties and agencies responsible for implementing. I’m glad to inform you that based on our initial interactions with technical experts, international partners and even government and political parties, there is a broad agreement on key thesis of our recommendations.

The Investment agenda will be a key priority of our AmCham’s strategy. This is an important moment but in some ways our work has just began. The most difficult part – turning these recommendations into actions – will only start now. This will be the final critical phase and I urge you to continue staying actively engaged. Some of you have asked me: “How can I help?” and I suggest three ways to stay involved.

First, select those recommendations that are close to your heart and advocate for them by convincing your team, colleagues, even neighbors and friends about their importance.

Secondly, I urge you to continue your involvement with committees during the implementation phase by helping turn these recommendations into actionable proposed legislation. Similar to the drafting process, we will create smaller working teams to propose legislation. This phase will be important, as we convert these solutions into practical legislation, so that the parliament can later turn them into law.

Third, encourage the Members of Parliament in your area to vote for this agenda as the only way to make it a reality.

Finally, in coordination with US Chamber of Commerce in Washington, we will assemble a team to develop the ‘Scorecard’, a tool that will measure the voting record of each Member of Parliament – as relates to this Investment Agenda. The instrument, which will be ready sometimes next year, will be a powerful tool to help us achieve the policy goals.

Time is ripe for our agenda to become a reality. I’m optimistic about the progress ahead and look forward to working together. Let’s make it happen!

Feel free to write to me directly or AmCham’s management staff with any further ideas.

Thank you for your incredible support!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *