Kur deklarohen bilancet kontabël dhe pasqyrat financiare dhe deklarata e tatimfitimit / When should you file for your financial statements and profit tax?

Kur deklarohen bilancet kontabël dhe pasqyrat financiare dhe deklarata e tatimfitimit / When should you file for your financial statements and profit tax?

Kur deklarohen bilancet kontabël dhe pasqyrat financiare dhe deklarata e tatimfitimit

Qeveria ka publikuar në Fletoren Zyrtare Aktin Normativ për shtyrjen e afatit të dorëzimit të bilanceve vjetore, nga 31 marsi në 31 korrik. Vendimi i qeverise u jep mundësi bizneseve të vogla të shtyjnë pagesat e kësteve të tatimfitimit në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Por vini re! Ky vendim parashikon vetëm shtyrjen e afatit të bilanceve, por jo të deklaratës së tatimfitimit. Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) ka bërë të ditur për të gjitha bizneset se nuk ka shtyrje për deklaratën e tatimfitimit. “Nuk ka ndryshim për datën e dorëzimit të Deklaratës vjetore të tatim fitimit (mbetet ende data 31 mars 2020), po kështu, nuk ka ndryshim në datat e parapagimeve si dhe të pagesave të detyrimeve të tjera tatimore. Pasqyrat Financiare do të dorëzohen në organet tatimore sipas afatit të përcaktuar në Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave”, ka bërë të ditur IKM-ja.

Akti Normativ i Qeverisë

Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:

Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon:

  1. Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020;
  2. Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020;
  3. Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020”.

***

When should you file for your financial statements and profit tax?

In its official log, the Albanian government has published its normative act related to the postponement of the declaration of the annual balance filing, from the 31st of March to the 31st of July. This decision allows small businesses to postpone payment of the profit tax to the second half of the year.

But be aware!  This decision takes into account only the postponement of the filing of your overall balance and not your filing on profit tax. The Institute of the Approved Financiers (IKM) has stated that there is no postponement for the profit tax. “There is no postponement for the filing of the profit tax (which needs to be done by March 31st, 2020), at the same time, there are no changes to the dates related to the prepayment and payment of other fiscal obligations. Financial statements will be filed with the tax authorities according to the set deadlines as specified in the normative act of the Council of Ministers, stated IKM (the Institute of the Approved Financiers).

Government Normative Act

Point 9, article 38 “Point 10 is added as following”:

Out of the prediction of article 29 and 30, of this law, related to the filing and payment of the profit tax, in the year 2020, the filing and payment deadlines are as following:

  1. The balance sheet, as well its appendixes, and all other information specified in the respective Ministry responsible for financial statements, in accordance with this law, will be filed within the July 31st, 2020 deadline.
  2. For tax payers up to 14,000,000 lek, based on the annual taxable income filing, reduced by the amounts specified in article 37 of this law and the prepayments made during the taxing period, payment is made by the taxpayer to the tax authorities within the second half of the year 2020.
  3. For tax payers up to 14,000,000 lek, the profit tax payment of the first and second quarter of the year 2020, are prepaid to the tax authorities within December 31st, 2020. Prepayment of profit tax for the third and forth quarter of the year 2020, are prepaid to tax authorities within December 31st, 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *