Workshop i Komitetit të Punës dhe Etikës
Si të punosh virtualisht në ekip
Kushtet e pandemisë dhe puna nga shtëpia, ka sjellë sfida të reja për ekipet. Të punosh virtualisht dhe të kesh eficencë nga bashkëpunimi në ekip, duket se të kërkon përvetësimin e disa teknikave të nevojshme. Pikërisht për këto teknika dhe forma të sjelljes kanë folur me anëtarët e AmCham Anisë Abazi dhe Roden Pajaj, nga Deloitte Albania. Workshopi ishte pjesë e planit të aktiviteteve të organizuara nga Komiteti i Punës dhe i Etikës dhe që synon të rrisë nëpërmjet trajnimeve kapacitetin e anëtarëve të AmCham.
“Bashkëpunimi në ekip, në mjedise virtuale” ka një qëllim të përbashkët dhe reflekton fokusin kryesor të ekipit. Të gjitha rolet dhe përgjegjsitë përqendrohen në rezultatet kryesore që duhet të arrihen nga secili anëtar i ekipit
Anisë Abazi dhe Roden Pajaj i shpjeguan anëtarëve të AmCham se puna në distancë ka rregullat e saj. Ato duhet të përshkruajnë mënyrën se si ekipi duhet të punojë në mënyrë efektive së bashku.
Mobilizimi rreth qëllimit të ekipit, rolet dhe përgjegjësitë si dhe rregullat themelore i ndihmojnë anëtarët e ekipit virtual të kuptojnë pse puna e tyre ka rëndësi dhe si ndikon te të tjerët, si dhe nxit bashkëpunimin, llogaridhënien dhe ndjekjen e tyre. Janë pikërisht marrëdhëniet që i mbajnë të angazhuar anëtarët e ekipit virtual. Lidhjet që formojnë i ndihmojnë ata të besojnë se të gjithë janë të përgjegjshëm dhe po bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur ekipin dhe qëllimin e tij dhe se ata mund të telefonojnë ose dërgojnë emaile me njëri-tjetrin dhe të marrin një përgjigje në kohë reale.
Gjatë workshopit është folur edhe për marrëdhëniet konfiktuale që mund të krijohen mes ekipeve dhe që fillon me një detyrë por mund të zhvillohet në konflikt të orientuar drejt marrëdhënieve. Mënyra se si stafet komunikojnë me njëri tjetrin dhe besimi që i japin kanë faktorë të rëndësishëm në kapërcimin e këtyre situatave.
Workshopi është përqëndruar gjithashtu në elementë themelorë të komunikimit në distancë, si dhe fenomenet që vijnë së bashku me distancën operacionale. Kështu siguria psikologjike bëhet një faktor kyc në mbarëvajtjen e punës në ekip sidomos kur bëhet fjalë për punën në distancë.
***