Në kushtet e një tregu në ndryshim të vazhdueshëm, Union Financiar Tiranë në përgjigje të kërkesës konsumatore vazhdon të ecë me hapa konkrete duke mundësuar:

  • Një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh; 
  • Rrjet sa më kapilar duke ju gjendur pranë konsumatorëve tradicionalë kudo  
  • Shërbime dixhitale online shoqëruar me tarifa edhe më ekonomike.  

Union Financiar Tiranë në bashkëpunim me Western Union ka mundësuar prej disa vitesh shërbimet online të transfertave të parave duke konfirmuar pozicionin tonë si lider në tregun e remitancave. Shërbime të tjera dixhitale vazhdojnë të zhvillohen e lançohen për klientët tanë. 

- Elton Çollaku - administrator

Pikat kryesore të biznesit 

Union Financiar Tiranë është agjenti i vetëm i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë që nga viti 1995. UFT operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Kroaci dhe Zvicër, duke ofruar shërbime financiare të shpejta, të sigurta dhe të besueshme. Në Shqipëri, ne kemi krijuar rrjetin më të madh të dyqaneve të shërbimeve financiare në të gjithë vendin. Me mbi 600 lokacione të Unionnet – Western Union, ne ofrojmë të gjitha pagesat në një sportel. 

Union Financiar Tiranë ka një portofol të larmishëm investimesh në Shqipëri dhe jashtë saj. Në vitin 2006, UFT themeloi Union Bank, një bankë me një kapital me kapital 100% shqiptar dhe, vetëm 6 vjet më vonë, PayLink, një kompani teknologjike dhe përpunimi ndërbankar e pagesave, e cila gjithashtu financohej 100% nga investimet UFT. UFT vazhdon të kontribuojë dhe mbështesë iniciativa të tjera për zhvillim. 

  • Shërbime të shpejta, të sigurta, profesionale dhe të besueshme
  • Një rrjet i madh vendndodhjesh me mbulim kapilar në të gjithë vendin
  • Portofoli i larmishëm i shërbimeve


Rruga ″Ismail Qemali″ Nr. 32, 1019, Tirana, Albania