Vodafone Albania – Zyrtarisht e Certifikuar si Rrjeti Më i Mirë Celular në Shqipëri

Vodafone Albania – Zyrtarisht e Certifikuar si Rrjeti Më i Mirë Celular në Shqipëri

Vodafone Albania është vlerësuar me certifikatën prestigjioze të umlaut, duke u shpallur zyrtarisht si “Rrjeti Më i Mirë Celular në Shqipëri.” Ky vlerësim ndërkombëtar, i kryer nga kompania e pavarur dhe lidere globale umlaut, konfirmon atë që miliona përdorues të Vodafone e përjetojnë çdo ditë: Vodafone GigaNet është certifikuar për performancë të jashtëzakonshme në telefonata, qëndrueshmëri superiore në shërbimet e internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e pavarura të mbledhura nga përdoruesit në të gjithë vendin (crowdsourcing).

Ky sukses është rezultat i një strategjie afatgjatë dhe investimeve të vazhdueshme në inovacion dhe infrastrukturë digjitale. Prej vitesh, Vodafone Albania ka qenë në pararojë të përmirësimit të performancës së rrjetit, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe duke zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin me rrjet 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe në qytetet më të mëdha të vendit.

“Ky sukses nuk është i rastësishëm – është fryt i investimeve të pandërprera në teknologji të avancuar dhe infrastrukturë,” – u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania. “Kemi shtuar kapacitetet e rrjetit 4G dhe kemi zgjeruar ndjeshëm mbulimin me rrjet 5G, i cili është tashmë i aksesueshëm në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit.”

Ky vlerësim vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me të njëjtin hap në proçeset e dixhitalizimit përkrah vendeve evropiane. Raportet e fundit e rendisin cilësinë e shërbimit celular në Shqipëri si “Më të mirën në Ballkanin Perëndimor” duke reflektuar vizionin e Vodafone për transformimin dixhital të vendit në përputhje me standardet evropiane.

Duke fuqizuar bizneset, lidhur komunitetet dhe mundësuar shërbimet digjitale, Vodafone Albania vazhdon të luajë një rol thelbësor në të ardhmen teknologjike të vendit. Kompania mbetet e përkushtuar në ngritjen e standardeve dhe në garantimin që klientët shqiptarë të përfitojnë nga një lidhje dhe përvojë digjitale të nivelit më të lartë evropian.