• Kreu
  • >
  • Sipërmarrës të rinj & Inovacion

Sipërmarrës të rinj & Inovacion

Kryetar - Klint Berdica 
Zv. Kryetar - Endrit Matraxhiu 
Zv. Kryetar - Pranvera Guxho

Komiteti Young Entrepreneur & Innovation (YEIC) i AmCham Albania synon të mbështesë të rinjtë shqiptarë që zhvillojnë ide dhe iniciativa inovative, duke krijuar një urë lidhëse mes tyre dhe rrjetit transatlantik të biznesit. Përmes mentorimit, shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit me anëtarët e AmCham dhe partnerë strategjikë, komiteti kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi që promovon inovacionin, integritetin dhe lidershipin.

Gjatë periudhës 2025–2026, YEIC do të zhvillojë aktivitete që synojnë fuqizimin profesional të të rinjve, përmirësimin e aftësive të tyre drejtuese dhe digjitale, si dhe rritjen e mundësive për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Komiteti do të angazhohet gjithashtu në dialogun me institucionet publike dhe në advokimin për politika që mbështesin startup-et dhe sipërmarrjen inovative në Shqipëri.

Përmes eventeve trajnuese, programeve të mentorimit dhe iniciativave ndërkombëtare, YEIC synon të krijojë një komunitet aktiv dhe të qëndrueshëm të sipërmarrësve të rinj, duke i ndihmuar ata të zhvillohen dhe të rrisin konkurrueshmërinë e tyre në treg.