PwC Albania ju prezanton aplikacionin më të ri për plotësimin e listëpagesësEsig025

PwC Albania ju prezanton aplikacionin më të ri për plotësimin e listëpagesësEsig025

PwC Albania lançon aplikacionin e saj të parë, i cili është projektuar posaçërisht për të thjeshtuar plotësimin e listëpagesës Esig025 për tatimpaguesit shqiptarë.

Në botën dinamike të ditëve të sotme, përputhshmëria me kërkesat ligjore nuk duhet të përbëjë një vështirësi. Aplikacioni i ri i PwC Albania automatizon proçesin e plotësimit të të dhënave (një proçes që është zakonisht i ngadaltë dhe i prirur për gabime), në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Po ju, përballeni me ndonjë nga këto sfida:

  • Plotësimi i listëpagesës ESIG025 kërkon shumë kohë?
  • Menaxhimi i deklaratës së listpagesës përfshin të dhëna voluminoze?
  • Kontrolli dhe korrigjimi i shpeshtë i listëpagesës për gabime?

Nëse iu përgjigjët me “Po” të paktën njërës prej pyetjeve të mësipërme, atëherë aplikacioni i PwC Albania Esig025 Form Filling Automation Tool është zgjidhja që ju nevojitet.

Ky Tool ngarkon në mënyrë efikase të dhënat e listëpagesave në sistemin elektronik tatimor dhe përgatit formularin e listëpagesës për rishikimin tuaj përfundimtar.

Veçoritë kryesore:

✅ Automatizim i plotësimit të të dhënave – Eliminon nevojën për plotësimin manual të të dhënave. Thjesht përgatisni të dhënat fillestare, dhe aplikacioni do të marrë dhe plotësojë të gjitha të dhënat e rëndësishme, duke kursyer të paktën 80% të kohës suaj.

✅ Verifikimi i të dhënave – Krahason dhe verifikon informacionin për të siguruar saktësi dhe formatim të duhur.

✅ Zgjidhje teknologjike e lokalizuar – Mban të dhënat tuaja të sigurta në laptopin tuaj dhe pa lidhje me bazë të dhënash të jashtme.

✅ Identifikimi i përdoruesit – Përdor certifikatat e pajisjeve për të siguruar që vetëm përdoruesit e autorizuar të kenë akses në aplikacion.

✅ Shpejtësi/Performancë – Ofron marrje dhe plotësim të shpejtë të të dhënave, duke reduktuar kohën e përpunimit të tyre.

✅ Gjenerimi i njohurive/raporteve – Gjeneron raport të detajuar për rishikim dhe analizë të lehtë.