ProCredit Banka e parë që ofron pagesa me Apple Play

ProCredit Banka e parë që ofron pagesa me Apple Play

ProCredit e para me Apple Pay

ProCredit Bank është banka e parë në Shqipëri që sjell Apple Pay për qytetarët shqiptarë — një arritje e rëndësishme në zhvillimet digjitale të pagesave jo vetëm për ProCredit Ban k,  por edhe për qytetarët që mund të kryejnë pagesa të sigurta dhe të shpejta përmes telefonit të tyre.

Ky moment emocionues pasqyron premtimin tonë për të udhëhequr inovacionin në sektorin bankar shqiptar, duke vendosur gjithmonë klientin në qendër të vëmendjes. Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje pagese digjitale të sigurta, të shpejta dhe të përshtatshme, që përputhen me pritshmëritë gjithnjë në ndryshim të klientëve tanë. Me Apple Pay, ne jo vetëm që përqafojmë inovacionin — por edhe rikonfirmojmë përkushtimin tonë për të ofruar përvoja moderne bankare, të bazuara në siguri, thjeshtësi dhe teknologji të avancuar.” – tha Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri.

ProCredit Bank ishte gjithashtu e para që solli edhe Google Pay në Shqipëri, duke vazhduar të udhëheqë tregun me zgjidhje të reja digjitale.

Apple Pay ofron një përvojë të përmirësuar pagese dhe rrit nivelin e sigurisë në transaksione, duke i sjellë përfitime të drejtpërdrejta përdoruesve të ekosistemit Apple. Kjo risi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të përvojës së pagesave për një kategori të gjerë konsumatorësh. Ndërkohë që përdoruesit e Google Pay kanë tashmë eksperiencë me këtë formë pagese, përfshirja e Apple Pay e plotëson spektrin e shërbimeve të avancuara të pagesave mobile në vend.