Misioni Tregtar me prezencën e 27 kompanive amerikane i organizuar në Beograd në kuadrin edhe të takimit Rajonal të AmCham-eve, është ndjekur ditën e dytë nga Konferenca Rajonale e Tregtisë e Vendeve të Ballkanit Perëndimor e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Serbe në bashkëpunim me Cif WB 6 ( Forumi i Investimeve i 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor) dhe Departamentin Amerikan të Shërbimit Tregtar
Pjesë e kësaj konference ka qënë dhe grupi nga Shqipëria i organizuar nga AmCham Albania. Në pjesën e parë të konferencës drejtuesit e Dhomave të Tregtisë së Ballkanit Perëndimor, kanë bërë një prezantim të tregjeve dhe zhvillimeve ekonomike të tyre.
Me pas konferenca ka vazhduar me dy tryeza pune, ekspertët dhe përfaqësues të bizneseve si dhe kompanitë amerikane që kanë ardhur për Misionin Tregtar kanë trajtuar çështje të rëndësishme që prekin të dy sektorët.
Moderatorët në tryezat e rrumbullakta kanë trajtuar tema diskutimi mbi zhvillimet në sektorin e ICT në tregun rajonal, ekosistemi i startup-eve, zhvillimi i rrjeteve të ICT si edhe zhvillimi i aftësive digjitale tek forcat e punës. Sektori i energjisë ka fokusuar vëmendjen tek e ardhmja e tregut rajonal të energjisë, zhvillimi i energjisë së rinovueshme si panelet diellore apo energjia e erës.
Takimi ka vazhduar me networkun dhe takime B2B mes bizneseve duke i dhënë mundësi anëtarëve të Dhomës Amerikane që ishin prezent në takim të ndërvepronin me kompani amerikane dhe ato në rajon dhe të shkëmbenin ide dhe mundësi biznesi.
Një falenderim i veçantë për kompanitë TCN, Communication Progress, Trifolium, Motomtech, Dexi, Tegeria dhe Alosys Communication, që u bënë pjesë e grupit të Dhomës Amerikane për t’u prezantuar me ide dhe potencialin e tyre në një event ku flitet per investime dhe zhvillim.