Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi Listën e Barnave dhe Medikamenteve duke i shtuar 50 barna të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 formë doza të reja që përfshijnë edhe diagnoza për trajtimin e sëmundjeve onkologjike.
Pas një pause tre vjeçare, përditësimi i Listës së Barnave, është një lajm i mirë për pacientët dhe sektorin e farmaceutikës që prej kohësh këmbëngulte në rinovimin e Listës me medikamente të reja dhe inovative.
Dhoma Amerikane përmes Grupit të Task Forcës të Farmaceutikës ka bërë një punë të madhe për të ngritur çështje konkrete dhe për të sjellë ekspertizën në tryezën e punës me Ministrinë e Shëndetësisë, për këtë proces sa kompleks aq dhe ndikues ne sektorin e shëndetësisë. Ne ndihemi mirë për rezultatin e kësaj pune të përbashkët, çfarë provon edhe njëherë fuqinë e dialogut konstruktiv dhe efiçencën e bashkëpunimit në nivel ekspertësh. Kjo na bën optimist, se përmes formave tona të lobimit dhe ekspertizës së emrave më të njohur në fushën e farmaceutikës në vend, do të mund punojmë bashkërisht me kabinetin e Ministres Koçiu për të reformuar metodologjinë e rimbursimit të barnave duke e bërë atë më efiçent dhe bashkëkohor.