Marrëveshjet për tatimin e dyfishtë ulin në tryezën e dialogut AmCham dhe DPT

Marrëveshjet për tatimin e dyfishtë ulin në tryezën e dialogut AmCham dhe DPT

Komiteti i Taksave dhe Doganave në AmCham është takuar me Drejtorin e
Përgjithshëm të Tatimeve z. Ceno Klosi dhe stafin e tij për të diskutuar mbi
efektet në praktikë të zbatimit të udhëzimit mbi Marrëveshjet Tatimore për
eleminimin e tatimit të dyfishte. Drejtori i AmCham Albania Neritan Mullaj ka
vlerësuar prezencën e z. Klosi si një mundësi e mirë për të trajtuar me
titullarin e institucionit cështje që biznesi has në praktikat e tij me
zbatimin e udhëzimit. Z. Mullaj theksoi se ishte e rëndësishme në funksion të
komunikimit institucional dhe dialogut, që në këtë tryezë diskutimesh të ishte
edhe prezenca e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave të cilët janë
hartuesit e udhëzimit që ka sjellë problematikat e veta gjatë implementimit.

Ekspertët e të dy institucioneve kanë folur mbi cështje konkrete që vijnë
nga udhëzimi, zbatimi në praktikë i të cilit ka reflektuar mjaft probleme në
vitet e fundit. Burokracitë e panevojshme në dorëzimin e dokumentacioneve për
të vërtetuar transaksione me vendet që kanë në funksion marrëveshjet tatimore,
afati kohor i dorëzimit të tyre, mungesa e procedurave online, një arkive
digjitalizuese dhe mungesa e kompetencës së punonjësve tatimorë në trajtimin e
cështjeve, kanë qënë në fokus të diskutimit.

Ekspertët e të dy institucioneve kanë shkëmbyer argumentat mbi cështjet e
ngritura dhe kanë dakortësuar për disa prej tyre. Është rënë dakord gjithashtu
që diskutimi të zgjerohet edhe me Ministrinë e Financave për të rregulluar
përmes udhëzimit cështje që janë përtej tagrit institucional të tatimeve.

Problematikat e vëna re nga biznesi

Alketa Uruçi, Kryetare e Komitetit të Taksave dhe Doganave ka renditur disa
nga problemet që bizneset anëtare të AmCham ndeshin gjatë zbatimit në praktikë
të udhëzimit. Kërkimi i swiftit me vulë origjinale kur bëhet një pagesë, apo
kontrata të cilat janë lidhur dhe janë dorëzuar njëherë, depozitimi i
dokumentave të përkthyera dhe të noterizuara, vërtetime nga policia për praninë
fizike të punonjësve të huaj, refuzimi i faturave të panënshkruara ose të
pavulosura nga furnitorët e huaj, janë konsideruar si masa burokratike të
panevojshme.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave cakton një afat dyvjeçar nga momenti i
pagimit të faturës për procesin e aplikimit. Por ky udhëzim nuk prevalon dot
mbi marrëveshjen tatimore të cilat kane statusin e marrëveshjeve ndërkombëtare
dhe si të tilla janë mbi ligjin e brendshëm dhe udhëzimet e Ministrisë së
Financave.

Një nga ekspertët e Komitetit të Taksave z. Fatmir Kazazi ka sjellë në
vëmendje se është e nevojshme që udhëzimi të interpretohet në frymën e
eleminimit të tatimeve të dyfishta dhe zhvillimet e mënyrës së të bërit biznes
në dhjetëvjecarin e fundit nëpërmjet përdorimit të dokumentave elektronike si
dhe të bëhen propozime për përmirësime në mënyrë që udhëzimi të mos pengojë
zbatimin e marrëveshjeve. Kështu, udhëzimi nuk mund t’i detyrojë subjektet
shqiptare të kërkojnë nga homologët e tyre në Europë të ndryshojnë
dokumentacion që t’i përshtaten ligjit shqiptar dhe tatimet nuk mund të
ushtrojnë juridiksion jashtë Shqipërisë. Është e pamundur që subjektet
shqiptare t’i kërkojnë partnerëve të tyre të biznesit se si të bëjnë
certifikatat e rezidencës apo faturat, ndërkohë që tatimet thjesht duhet të
vërtetojnë nëse është paguar vërtet fatura.

Ndryshimet e herëpashershme në administratën tatimore e rëndojnë dhe më
shumë situatën duke bërë interpretime që bien ndesh me ligjin pasi nuk mund të
krijosh detyrime tatimore që nuk ekzistojnë  vetëm për faktin se janë
dorëzuar me vonesë disa dokumentacione mbështetëse. Eshtё e vёrtetё qё nё
Udhёzimin e Ministrit tё Financave parashikohet njё afat 2 vjecar pёr
paraqitjen e disa dokumentave, por, pёr parregullsi nё dokumentacion ose vonesa
mund të vendosej një gjobë për mos kryerjen e procedurës në kohë por nuk mund
të refuzohet aplikimi i marreveshjes sepse marrëveshjet tatimore nuk
parashikojne afat kohor kur bëhet aplikimi dhe kur zbatohet marrëveshja.

Eshtё e pa pranueshme dhe e pa bazuar nё Marrёveshje dhe nё Ligj, qё, pёr
shkak tё njё vonese administrative nё paraqitjen e disa dokumentave, e
shkaktuar mё sё shumti nga vonesat nga partnerёt e huaj dhe autoritetet e huaja
tatimore, por edhe nga vonesat e Drejtorisё sё Pёrgjithёshme tё Tatimeve (DPT),
tё mohoet zbatimi i Marrёveshjes. 

Ekspertët e Komitetit të Taksave kanë qenë të mendimit se shumë nga
burokracitë e hasura në praktikë janë të zgjidhshme nëpërmjet një qëndrimi
zyrtar të DPT në lidhje me njehsimin dhe lehtësimin e procedurës.

Komiteti i Taksave dhe Z. Klosi ranё dakort se do tё bashkёpunojnё
fillimisht pёr tё thjeshtuar procedurat ekzistuese dhe mё tej pёr hartimin e
njё Udhёzimi tё ri pёr Marrёveshjet qё ti pёrgjigjet zhvillimeve tё fundit
lidhur me dixhitalizimin e administrimit tatimor nё pёrgjithёsi nё Shqipёri dhe
nё vendet partnere dhe ti mundёsojё tatimpaguesve ngarkimin elektronik tё
dokumentacionit tё nevojshёm (kontrata, çertifikata rezidence) nё pёrputhje me
dispozitat e marrёveshjeve tatimore.

Ndjekje mbi cështjet e dakordësuara

Drejtori i DPT Ceno Klosiduke folur me anëtarët e AmCham dhe ekspertët e
Komitetit të Taksave ka pranuar se ka probleme të zbatimit të udhëzimit,
përfshirë vonesat në kthimin e përgjigjeve por shumë problematika janë përtej
tagrit të DPT dhe kanë nevojë për ndërhyrjen e Ministrisë së Financave. Duke
qënë zbatues të udhëzimit, DPT duhet të ketë kujdes me stafet e veta në
zbatimin rigoroz dhe mos lënien shteg të keqinterpretimeve.

Anёtarёt e Komitetit tё Taksave dhe pёrfaqёsues tё tatimpaguesve mё mёdhenj
nё vend insistuan se afati i pёrcaktuar me Udhёzim nuk parashikon “mosnjohje
shpenzimesh” apo “mos-zbatim tё marrёveshjes. Kjo jo vetёm qё nuk parashikohet
nё Udhёzim, por nuk mundet kurrsesi qё Udhёzimi tё pёrcaktojё njё detyrim
tatimor qё nuk ekziston nё Marrёveshje.

Ekspertёt e Komitetit tё Taksave dhe pёrfaqёsuesit e DPT diskutuan edhe pёr
vendimet e Drejtorisё sё Apelimit Tatimor dhe domosdoshmёrinё qё qasja e DPT
pёr mos-njohjen e shpenzimeve apo mos zbatimin e marrёveshjes pёr shkak tё njё
vonese administrative duhet tё marrё fund, nё mёnyrё qё tё mos krijohen kosto
administrative pa fund pёr tatimpaguesit, organet tatimore dhe
gjykatat.   Nё kёto kushte ёshtё e qartё se mund tё aplikohet vetёm
gjoba pёr mos-mbajtje tё rregullt dokumentacioni sipas Ligjit pёr Procedurat
Tatimore.

“Ne nuk e interpretojmë udhëzimin. Udhëzimi e përcakton qartë dhe ne jemi të
detyruar të kthejmë një përgjigje mbështetur në Udhëzim, kur subjekti aplikon
pasi ka mbaruar afati dy vjecar. Nuk mund të shkelim udhëzimin sepse ne jemi
ligjzbatues”- u shpreh z.Klosi.

Sipas z. Klosi procesi është manual dhe sa herë që bëhet një kërkesë
punonjësit duhet t’i rikthehen praktikës. Mungesa e dokumentacionit të saktë
por edhe niveli profesional i administratës ka sjellë problematikat e veta.

Z. Klosi ka rënë dakord se ka nevojë për një proces të digjitalizuar për të
evituar jo vetëm gabimet por dhe abuzimet.  Në strukturën e re të
administratës tatimore është propozuar një Drejtori e Posacme vetëm për
zbatimin e marrëveshjeve për tatimin e dyfishtë ku përfshihet dhe ngritja e një
call center për të patur një komunikim më të drejtpërdrejtë. Në funksion të saj
do të jetë dhe arkiva digjitale.

Sipas z. Klosi, DPT do ta mirëpriste ndryshimin e Udhezimit duke e kaluar
zbatimin e marrëveshjeve tatimore pranë drejtorive rajonale duke i hequr kështu
një barrë DPT për t’u fokusuar në procese në lidhje me zhvillimin dhe
përmirësimin e mbledhjes së tatimeve dhe taksave.

Sipas z. Klosi, DPT do ta mirepriste ndryshimin e Udhezimit duke e kaluar
zbatimin e marreveshjeve tatimore prane drejtorive rajonale duke i hequr keshtu
nje barre DPT per t’u fokusuar ne procese ne lidhje me zhvillimin dhe
permiresimin e mbledhjes se tatimeve dhe taksave.

DPT dhe AmCham do të ndjekin cështjet për të cilat u ra dakord dhe të
propozohen praktika standarte konkrete si dhe të punohet me Ministrinë e Financave
për të parë mundësinë e ndryshimit të udhëzimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *