Sektori i turizmit dhe sfidat me të cilat përballet, janë pjesë integrale e diskutimeve në Komitetin e Turizmit të AmCham. Përfaqësuesit e këtij Komiteti zhvilluan një takim me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro në përpjekjen për të zhvilluar një dialog konstant me institucionet për të përcjellë cështjet dhe tema që trajton AmCham.
Drejtori Ezekutiv i AmCham Albania, Neritan Mullaj, dhe Komiteti i Turizmit i drejtuar nga Kryetari i Komitetit Elvis Kotherja dhe Nënkryetari Nikolla Gjoni, diskutuan me znj. Kumbaro cështje legjislative si ai i draft ligjit për Turizmin i cili pritet së shpejti të konsultohet me publikun dhe Dhoma Amerikane do të japi komente e veta. Strategjia e Turizmit 2023-2028 është një tjetër cështje për të cilën Komiteti ka shfaqur interes pasi beson se sektori prioritar i turizmit ka nevojë për një strategji të mirëmenduar nga të gjithë aktorët për të sjellë inpute pozitive në zhvillimin sektorial.
Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane i kanë përcjellë këto informacione tek antarët e Komitetit në mbldhjen e rradhës, duke bërë pjesë të diskutimit të kësaj mbledhje, cështjet e legjilacionit dhe edukimit profesional. Dhoma Amerikane është e mendimit se incentivat në industrinë e mikpritjes (bareve, restoranteve dhe shërbimet e hotelierisë) do i japë një shtysë sektorit dhe efektet pozitive të tij do të ndihen në të gjithë zinxhirin.
Diskutimet me Ministren e Turizmit mbi edukimin e forcës së punës u përcollën dhe në Komitet duke theksuar problematikën e mprehtë të mungesës së shkollave profesionale dhe te kurrikulave që reflektojnë ndryshimet që kanë ndodhur në sektorin e turizmit. Në Komitet është trajtuar propozimi i ardhur së fundmi nga World Vizion për një projekt për aftësimin profesional të të rinjve në fushën e turizmit.