Zhvillimi i kapitalit njerëzor jo vetëm në shërbim të kompanisë por dhe për ti dhënë një zgjidhje afat gjatë emigrimit të forcave të punës, duhet të kthehet në fokusin e biznesit dhe politikave. Ka qënë ky diskutimi i anëtarëve të Komitetit të Punës dhe Etikës të cilët janë takuar për të zhvilluar planin e eventeve për tremujorin e fundit të vitit, ku një vend të rëndësishëm zë edhe zhvillimi profesional nëpërmjet trajnimeve dhe politikave efikase.
Anëtarët e Komitetit kanë diskutuar mbi alarmin që sjellin statistikat e fundit mbi fenomenin e lëvizjes masive dhe impaktin që kjo do të ketë në sektorët vitalë të vendit dhe në bizneset që operojnë në këto sektorë. Një rol i shtuar i AmCham për të ndikuar tek politkbërësit por dhe tek bizneset në zbatimin e një strategjie të re, është parë si një hap i nevojshëm nga ana e Komitetit i cili është duke menduar ta përfshijë edhe në aktivitetet që po konfiguron për 2023.
Gjatë takimit, është diskutuar mbi eventet vjetore që prezanton ky Komitet dhe synon dhe trajtimin e temave të ndryshme të HR dhe ndarjen e eksperiencave mes anëtarëve. Formati “Java e hapur” dhe temat që trajtohen për gjatë gjithë javës do të përzgjidhen sërish si rezultat i interesit që kanë vetë anëtarët.
Zhvillimi i formave të lidershipit nëpërmjet konferencave vjetore që organizon ky Komitet, ishte një tjetër pjesë e diskutimit mbi planin e eventeve të Komitetit ne 2023.