Delegatët e INFOTelecom patën mundësinë të jenë pjesë e një prej eventeve më të mëdha në fushën e telekomunikacionit, International Telecom Week 2024 në Washington, DC, SHBA. Kjo ngjarje shënoi një hap me rëndësi në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë ndërkombëtarisht.
Pjesë e këtij eventi ishte themeluesi dhe CEO i INFOTelecom dhe Gjonaj Group, z. Marin Gjonaj, Drejtuesi Global i Shitjeve në INFOTelecom, z. Margi Hasani, dhe Drejtori ynë i Zhvillimit të Biznesit Z. Tony Gonzalez, gjithashtu pjesë e Mactal Corp në SHBA.
“Ne jemi shumë të lumtur që takojmë kompanitë tona partnere në Amerikë dhe diskutojmë me to operacionet tona të vazhdueshme. Gjithashtu, takuam partnerë të rinj të mundshëm dhe po shikojmë mundësi të ndryshme bashkëpunimi me ta”, tha z. Gjonaj.
U arritën partneritete të reja duke shënuar një hap drejt tregut amerikan ku kompania jonë po e çon më tej aktivitetin e saj. Aktivitete të tilla pasurojnë portofolin dhe rrjetin e kompanisë si dhe na lejojnë të avancojmë njohuritë tona në risitë më të fundit në industrinë e telekomunikacionit.
Gjonaj Group operon në SHBA me kompaninë INFOTelecom dhe filialin e saj Mactal Corp.