• Kreu
  • >
  • Blog
  • >
  • Implementimi i skanerëve 3D të gjeneratës së fundit të teknologjisë amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit

Implementimi i skanerëve 3D të gjeneratës së fundit të teknologjisë amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit

Blogu, Lajme nga antarët, Publikimet
7 April 2026
Gerta

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, të cilët përfaqësojnë një avancim të rëndësishëm në procesin e kontrollit të sigurisë.

Kjo teknologji mundëson kontrollin e bagazheve pa qenë e nevojshme të hiqen sendet nga çantat, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më efikas për pasagjerët. Investimi synon të përmirësojë përvojën e udhëtimit, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke garantuar standarde të larta sigurie.

Këta skanerë të avancuar u mundësojnë pasagjerëve të mbajnë pajisjet elektronike brenda bagazheve të tyre, duke eliminuar nevojën për t’i nxjerrë gjatë procesit të kontrollit. Ky inovacion jo vetëm që rrit efikasitetin, por gjithashtu ofron një përvojë më të lehtë dhe më të përshtatshme për udhëtarët.

Nën drejtimin e z. Shefqet Kastrati, Kastrati Group pati kënaqësinë të mirëpresë të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Gjatë vizitës u prezantua implementimi i pajisjeve të avancuara të kontrollit të sigurisë, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, një hap i rëndësishëm drejt rritjes së standardeve dhe forcimit të sigurisë në infrastrukturën aeroportuale shqiptare. Ky bashkëpunim me partnerë të besueshëm amerikanë konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për cilësi, inovacion dhe siguri.

You may also like