Kryetari i Bordit të Gjonaj Group Holdings, Marin Gjonaj, mori pjesë i ftuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë e Shqipërisë (AmCham) dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë e Serbisë, në takimin Western Balkans Roundtable (Tryeza e Rrumbullaktë e Ballkanit Perëndimor) në Bruksel. Ky forum i rëndësishëm u organizua nga Dhomat Amerikane të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Komisionin Europian.
Z. Gjonaj theksoi në fjalën e tij rëndësinë e menaxhimit të rregullave të taksës CBAM për energjinë e rinovueshme në fushën e shitjeve nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Europian. Përafrimi i marrëveshjeve të tregtisë dhe industrisë me BE-në janë shumë të rëndësishme për biznesin në Ballkanin Perëndimor. U përmendën rregullat e CBAM për sa i takon energjisë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme dhe jo vetëm. Gjithashtu u ritheksuan koeficentët e CBAM të Ballkanit Perëndimor dhe aplikimi i verifkuesve të certifikuar nga BE.
“Gjonaj Group është një sipërmarrje shqiptare që operon në telekomunikacion dhe energji në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Jemi të interesuar për të bashkëpunuar me Dhomat Amerikane në rajon, dhe me anëtarët e tyre në këto vende. Integrimi i rajonit tonë në BE nis nga bashkëpunimet mes nesh në Ballkanin perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi i të gjithëve ne me partnerët europiane në biznes dhe në Komisionin Europian. Ky forum është me shumë rëndësi për sa i përket rregullave të CBAM dhe qartësimin mbi investimin në prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Falenderojmë për ftesën Dhomën Amerikane të Tregtisë së Shqipërisë (AmCham) dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë së Serbisë dhe në mënyrë të veçantë Delphine Sallard, Experte e Lartë dhe Zv/Presidente në Komisionin Europian për Taksat, CBAM dhe Green Taxation ”, tha ndër të tjera z. Gjonaj.
Z. Gjonaj ishte pjesë e panelit të diskutimit me drejtuesit më të lartë të Amcham Kosova, AmCham Maqedonia e Veriut, AmCham Serbia dhe AmCham Bosnja dhe drejtues dhe ekspertë të drejtorive të përgjithshme të Komisionit Europain si DG ENEST (Zgjerimi), DG ENER (Energjia), DG Trade (Tregtia), DG TAXUD (Taksat dhe Masat Fiskale), si dhe drejtues të lartë të CEFTA-s
Gjonaj Group, operon në 13 vende të botës në fushën e telekomunikacionit dhe energjisë. Një rëndësi e veçantë i jepet rajonit të Ballkanit në tërësi, dhe veçanërisht Ballkanit Perëndimor nga kompanitë e Gjonaj Group, INFOTelecom, AlbSOLAR dhe Ener Trade. Gjonaj Group me kompanitë e saj operon me të gjithë operatorët celularë të Ballkanit Perëndimor, dhe ka investuar në disa projekte fotovoltaike në prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe është gjithashtu një ndër tregtarët kryesore të energjisë elektrike me shumicë prezent në të.



