AmCham Prezanton Edicionin e 8-të të Indexit të Biznesit për Vitin 2019
AmCham Prezanton Edicionin e 8-të të Indexit të Biznesit për Vitin 2019.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) prezantoi sot Edicionin e 8-të të Indeksit të Biznesit për vitin 2010-2020, në konferencën me temë: “Rritja Ekonomike Fillon me Klimën e Biznesit”. Të pranishëm në panel, për të adresuar gjetjet e raportit dhe diskutuar mbi sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri ishin, Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Shkëlqesia e Saj, znj. Juri Kim, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Matteo Colangeli, Përgjegjësja për Politikat Ekonomike në Partinë Demokratike, znj. Jorida Tabaku, Presidenti i Dhomës Amerikane, z.Enio Jaço dhe Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, z.Ilir Trimi.
Indexi i Biznesit i Dhomës Amerikane për vitin 2019 ka zbritur në 38 pikë nga 100 të mundshme duke reflektuar një rënie prej 4.98 nga një vit më parë.
Gjetjet e Indexit u bënë publike nga Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Enio Jaço. Gjatë prezantimit të rezultatit të sondazhit, z.Jaço bëri të ditur se 66% e anëtarëve të Dhomës Amerikane e perceptojnë klimën e biznesit në Shqipëri në vitin 2019 si të pafavorshme ose shumë të pafavorshme, 7% e anëtarëve e konsideruan atë si pozitive dhe 26% neutrale.
Nisur nga shqetësimi për klimën e biznesit, i reflektuar në të dhënat e indexit, si dhe situata e krijuar nga kriza e Covid 19, z.Jaço tha:
“Rezultatet e Index-it të 2019 nuk janë të mira. Kjo duhet të na vendosë të gjithëve në një situatë urgjence për ta përmirësuar situatën. Post-COVID-19 nuk është një situate e zakonshme dhe si kërcënimi ashtu dhe oportuniteti janë shumë të mëdha për t’u injoruar. Që të përfitojmë nga ky moment duhet të punojmë së bashku. Në radhë të parë sektori privat dhe administrata publike, forcat politike dhe partnerët ndërkombëtarë për të krijuar së bashku një ambient transparent biznesi, me rregulla të qarta tregu që e bën Shqipërinë një nga vendet më tërheqëse për Investime në Ballkan” u shpreh Presidenti i AmCham.
Ambasadorja e SHBA, znj.Yuri Kim gjatë fjalës së saj e konsideroi rezultatin e ulët të Indexit, pasojë të klimës së brendshme politike, e cila tha, ajo bëhet frenues për investitorët e huaj.
“Ky raport është i rëndësishëm dhe më i rëndësishëm është çfarë AmCham rekomandon si zgjidhje për të ecur përpara. Të gjithë aktorët duhet të bëhen bashkë në këtë diskutim për të gjetur një zgjidhje. Eshtë një fakt që kriza politike është një nga problemet themelore dhe njerzit tashmë janë të lodhur nga kjo. Ata duan t’i shikojnë liderët politikë të punojnë se bashku për të ardhmen e tyre. Ne duam lëvizje të drejtë që godet korrupsionin dhe që krijon një ambjent më të mirë për të ardhmen e fëmijeve. Une ju sfidoj të gjithë ju këtu që të përdorni sot këtë raport për të parë çfarë duhet të rregullohet dhe cfarë duhet të ndryshohet për të ecur përprara. Shqiptarët duan vizion dhe jo ndarje dhe ju duhet të jeni të aftë të merrni këtë sfidë përsipër” u shpreh Ambasadorja, Znj, Yuri Kim.
Në rolin e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Z. Shalsi u fokusua tek permiresimi i institucioneve dhe proceseve qe merren me trajtimin e kerkesave te biznesit, e ne funksion te tyre shpjegoi per ngritjen e rrjetit të koordinatoreve për identifikimin, trajtimin dhe menyrave te zgjidhjes se problematikave te ndryshme te bizneseve. Dixhitalizimi i shërbimeve online dhe procesimi i tyre sipas nje sistemi gjurmueshmerie është një dëshmi e qartë e përpjekjeve tona serioze per te ndertuar sisteme te qendrueshem, për të shmangur burokracitë, vonesat dhe për të rritur cilesine e komunikimit mes institucioneve shteterore dhe biznesit.
Nga ana e saj, Jorida Tabaku, Përgjegjëse për Politikat Ekonomike në Partine Demokratike tha: “Rezultatet që u prezantuan tregojnë një situatë të Shqipërisë që nuk është ajo që do të dëshironim. Une flas për të tashmen dhe të ardhmen duke marrë spunton nga problemet që prezantohen nga ky raport por dhe të tjera si Doing Business. Të flasësh për biznesin është bërë sfiduese. Nuk e kemi më luksin, as ne dhe as biznesi të humbasim më shumë kohë, më shumë potencial, të humbim 21 për qind të PBB që përfaqëson Dhoma Amerikane e Tregtisë duke mos i dëgjuar këto shqetësime” tha Tabaku.
Matteo Colangeli, Drejtor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duke i’u referuar të dhënave të Indexit, tha: “EBRD është e interesuar të stimulojmë diskutimin biznes – qeveri mbi cëshje që dalin dhe kërkojnë zgjidhje dhe ngritja e Këshillit të Investimeve, është një strukturë për të zhvilluar pikërisht këtyë dialog. Në qoftë se do të shikojmë në mënyrën se si punojmë për të përmirësuar klimën e investimeve të huja. Ne besojmë se implementimi i reformës në drejtësi dhe zbatimi i ligjit, do të sjellin dhe zgjidhje për shumë cështje, si puna e administratës publike, të drejtat e pronës, lufta kundër korrupsionit etj” Colangeli..
Rreth Indexit të Biznesit të AmCham për vitin 2019
Indeksi i Biznesit 2019-2020 ka sjellë opinionin dhe vlerësimin e anëtarëve të AmCham-it, duke reflektuar shqetësime të thella për disa nga parametrat themelorë të klimës. Si rezultat, Indeksi i Biznesit shënoi një ulje me (-4.99) pikë, duke zbritur për 2019-ën në 38.17 nga 43.16 që ishte në 2018-ën.
Duke analizuar në detaje indikatorët e Indeksit të Biznesit, perceptimi i anëtarëve të AmCham-it për indikatorin “Klima e Biznesit” ka shënuar një rënie të dukshme prej (-10.35) pikë në krahasim me 2018-ën, duke zbritur në 30.24 nga 40.58 dhe duke përbërë kështu indikatorin me uljen më të ndjeshme. Negative kanë qenë perceptimet e të anketuarve edhe për “Klimën e Brendshme Politike”, e cila ka shënuar një ulje prej (-7.68) pikësh. Megjithëse anëtarët e anketuar të AmCham-it kanë vazhduar të perceptojnë një rënie në “Performancën e Ekonomisë Shqiptare” (-6.32) pikë, analiza më e detajuar e këtij indikatori ka treguar se shumica e tyre, kanë ruajtur ose rritur investimet dhe punësimin në 2019-ën. Të pakënaqur janë shfaqur anëtarët e AmCham-it edhe për sa i takon “Reformave dhe Politikave Ekonomike të Qeverisë”, që është vlerësuar me një ulje prej (-6.07) pikë, ndërkohë që “Niveli i Korrupsionit” ka marrë një vlerësim negativ duke shënuar një ulje me (-5.90) pikë.
Kanë vazhduar të konceptohen në 2019-ën si problematika të vazhdueshme dhe të pazgjidhura, edhe indikatorë si “Monopoli dhe Konkurrenca e Padrejtë” me një rënie prej (-2.55 ) pikë, “Niveli i Ekonomisë Joformale” me (-4.54) pikë, apo dhe “Zbatimi i Ligjeve dhe Rregulloreve” me (-5.04) pikë.
Ndërkaq, anëtarët e AmCham-it kanë reflektuar një perceptim të qëndrueshëm për sa i takon indikatorit të “Niveli i Përgjithshëm i Taksave” (+0.07) pikë dhe një vlerësim pozitiv për lidhjen e tyre me autoritetet doganore me (+2,12) pikë dhe autoritetet tatimore me (+0.36) pikë.