AmCham organizon trajnimin mbi të ardhmen e biznesit në post COVID-19 / AmCham organizes training on the future of doing business in a post COVID-19 world
Vazhdimi i biznesit në epokën e re digjitale
Në një botë të goditur nga pandemia ku shëndeti dhe ekonomia u futën në një krizë të paprecedentë, të sigurosh vazhdimësinë nuk është e lehtë. Dhoma Amerikane i ka ofruar anëtarëve të saj trajnimin me temën “Vazhdimësia e biznesit, Përshtatja në një botë të re”- nën drejtimin e Znj. Agar Perez Valer – Drejtore e e Biznesit, tek Vodafone Albania.
Trajnimi është një përpjekje e anëtarëve të Komitetit të Biznesit Digjital për të orientuar anëtarët e Dhomës por dhe komunitetin e biznesit drejt një epoke të re digjitale që do ti ndihmojë kompanitë të mbijetojnë në realitetin e ri post Covid 19. Pikërisht për këtë ka folur dhe znj. Agar Perez Valer gjatë trajnimit që ka prekur ne detaje impaktin që pati Covid 19 mbi biznesin, si do të përshtaten me mentalitetin e ri, siguria në punë me protokollet e reja në distancë dhe tendencat e forta për digjitalizim dhe automatizim të proceseve të punës.
Shoku shëndetësor dhe ekonomik u pasqyruan gjerësisht në statistikat e të gjitha vëndeve që u përfshinë në këtë krizë globale. Ndërsa shqetësimi i parë dhe madhor ishte shëndeti njerëzor, ekonomia filloi të shfaqte hemoragjinë e vet dhe lëshoi sinjalin SOS. Në tre fazat që u përjetuan goditja dhe impakti i Covid 19 duket se faza e tretë është ajo në të cilën po hyjmë dhe ka të bëjë me ndryshimin radikal të të punarit dhe riformatim të tregjeve mbi një koncept të ri të zhvillimit të biznesit.
Për tu adoptuar në këtë “new era” znj. Agar Perez Valeri ka sugjeruar anëtarët e AmCham
të fillojnë të përkufizojnë ndryshe vëndin e punës.
“Modeli i biznesit do të bëhet më dixhital dhe i automatizuar në të gjithë segmentet dhe industritë”- ka shpjeguar Znj. Agar Perez Valer duke u përqëndruar në të gjitha hapat që duhet të kalojnë bizneset sot nga reformimi i zinxhirit të furnizimit deri në ndryshimet radikale që do të pësojnë politikat qeveritare, shoqëria dhe sjellja e konsumatorëve.
Një testim i sjelljes së biznesit deri më sot ka treguar se shumë biznese kanë filluar të mendojnë për sigurinë në punë përvecse punën nga distanca. Po ashtu kanë ndyshuar qëndrim edhe konsumatorët, dy të tretat e të cilëve mendojnë se duhet të kenë një planifikim të kujdesshëm financiar dhe raportojnë se koronavirusi ka ndikuar në të ardhurat e tyre familjare. Vetë drejtuesit e kompanive kanë filluar të shkurtojnë ndjeshëm shpenzimet e tyre duke u përgatitur për një situatë edhe më të vështirë financiare. Por dicka jo vetëm nuk e kanë reduktuar por kanë filluar të investojnë fuqishëm. Shpenzojnë në cloud, robotikë dhe analitikë të përparuar
Sipas të dhënave 24% e drejtuesve të financave parashikojnë më shumë shpenzime për automatizimin e procesit robotik, 20% parashikojnë më shumë shpenzime për teknologjitë ERP me bazë cloud, dhe 19% parashikojnë më shumë shpenzime për analiza të përparuara.
Por cfarë duhet të bëjmë për t’u adoptuar në “new era” ? Të minimizosh rrisqet dhe të rrisësh oportunitetet, do të jetë moto e planit strategjik të cdo biznesi. Eshtë koha që të gjithë të kthehen në digjital, dhe puna për të konvertuar të gjitha segmentet e biznesit ne digjital , duhet të fillojë me urgjencë.
Në listën e detyrave të saj për biznesin, znj Agar Perez Valer vendosi edhendryshimin rrënjësor të mënyrës se si punohet, komunikohet dhe angazhohen me klientët. Sot lidhja B2B dhe B2C duhet të jetë më e fortë se kurrë dhe digjitalizimi është mënyra se si bizneset mund tja dalin.
***
Business continuity in the new digital era
In a world suffering the ill effects of the pandemic, with health and economic concerns stemming from an unprecedented crisis, ensuring business continuity is not easy. That’s why the American Chamber of Commerce in Albania provided its members with a training opportunity on “Business Continuity, Adaptation to a New World” — a training session led by Vodafone Albania Business Managing Director Agar Perez Valer.
The training session was an effort by the AmCham Digital Business Committee members to help other AmCham members and the business community in general to shift their thinking toward a new digital era that will help companies survive in the new post COVID-19 reality. That was also the focus of Ms. Perez Valer’s presentation, dealing in detail on Covid-19’s impact on businesses, how they will adapt to a new way of thinking, worker safety with new protocols on social distancing and remote work and the strong trend toward digitalization and automation of work processes.
The health and economic shocks have been widely reflected in the statistics of countries around the world. While the first and major concern was the protection of human health, the economy started to show its own ills with alarms raised over contraction. COVID-19’s impact was felt in three stages, the lock-down, the slow reopening and now it seems the world is entering a third stage that has to do with the radical change of labor practices and the reformatting of markets on a new concept of business development.
To adopt to this new era, Ms. Perez Valer suggested AmCham members should start to define the workplace differently.
“The business model will become more digital and automated in all segments and industries,” Ms. Perez Valer said, focusing on the steps that businesses need to take today — from reforming the supply chain to preparing for the radical changes that government policies, society and consumer behavior will undergo.
Business behavior to date shows that many companies are starting to think about workplace safety in addition to working remotely. Consumers have also changed their minds, with two-thirds thinking they will have to prepare careful financial planning and reporting that coronavirus has affected their family income. The managers of the companies themselves have started to significantly reduce their expenses by preparing for an even more difficult financial situation. But there are a few things on which spending has actually increased and on which companies have started to invest heavily. These include cloud computing, robotics and advanced analytics.
According to the available data, 24% of finance executives anticipate more spending on automating processes and robotics, 20% anticipate more spending on cloud-based ERP technologies, and 19% anticipate more spending on advanced analytics.
But what do businesses need to do to adapt to this new era? Minimizing risks and maximizing opportunities will be the motto of any company’s strategic plan. It’s time for everyone to turn to digital solutions, and the work of converting all business segments to digital should start urgently.
In her advice to businesses, Ms. Perez Valer also urged them to radically change the way they work, communicate and engage with clients. Today, the B2B and B2C connections need to be stronger than ever and digitalization is the way businesses can do it, she noted.