AmCham Comments on the 2020 Fiscal Package

SEKSIONI 1 – Komente të përgjithshme

Në kuadrin e konsultimit me autoritetet e Paketës Fiskale 2020, Dhoma Amerikane ka ngritur disa çështje që janë shqetësuese për biznesin të cilat kërkojnë një reformim të sistemit tatimor me qëllim ndarjen e drejtë dhe proporcionale të barrës fiskale por edhe uljen e disa normave tatimore.

  • Diferencimi i tatimpaguesve mbi bazë industrie, nivel fitimi, nivel investimi apo në raste të veçanta

Propozimet për tatim fitimi 5% për industrinë automotive, avantazhe tatimore për sponsorizuesit e sportistëve por vetëm nëse tatimpaguesi që sponsorizon ka një fitim të tatueshëm më të lartë se 100 milionë lekë, lejimi i  mbartjes së humbjeve nga 3 vjet në 5 vjet, vetëm për projektet me vlerë investimi mbi 1 miliard Lekë, të gjitha bashkë tregojnë diferencim të tatimpaguesve, ndonjëherë edhe në favor të tatimpaguesve më të mëdhenj kundrejt atyre më të vegjël, të cilat në mënyrë të pashmangshme prekin trajtimin e barabartë të tatimpaguesve.

  • Hartimi dhe zbatimi i një legjislacioni të ri në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin me synim reformimin tërësisht të sistemit

Prej pesë vjetësh AmCham kërkon me insistim hartimin e një legjislacioni të ri për tatimin mbi të ardhurat, qoftë individuale apo të kompanive. Ndërhyrjet e herëpashershme në ligj kanë krijuar diferencime ndërmjet tatimpaguesve bazuar në xhiron e deklaruar prej tyre duke bërë që çdo tatimpagues do të bënte çdo gjë që është e mundur, ligjore ose jo, për të shmangur deklarimin e një xhiroje më të lartë (përfshirë këtu hapjen dhe mbylljen e Nipteve për të njejtin aktivitet). Rasti është më i ndjeshëm për tatimpaguesit që janë pranë kufirit të xhiros prej 14 milione Lekë në vit, ku barra tatimore rritet menjëherë nga 5% tatim fitimi në 15%. AmCham kërkon me ngulm që ky ligj fiskal të mbështetet mbi filozofinë kush fiton (jo qarkullon) më shumë paguan më shumë, klasifikimi i biznesit (si i madh edhe i vogel) të bëhet në bazë të fitimit.

  • Ulja e tatimit mbi dividentin dhe tatimit mbi të ardhurat personale

AmCham i kërkon qeverisë të marrë në konsideratë edhe premtime e bëra në programin e saj ekonomik ku parashikohet

  • Tatimi mbi të ardhurat personale për fashën e lartë të të ardhurave nga paga të ulet në 18%.
  • Tatimi mbi dividendin të reduktohet në 6%
  • Futja e skemave të reja të tatimit si ajo mbi fitimet kapitale në mënyrë te përshpejtuar

Dispozita e re në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” për tatimin e fitimeve kapitale nga shitja e kuotave/aksioneve (neni i ri 27/1) një skemë kjo që nuk aplikohet në asnjë nga vendet e BE apo vendet e rajonit, ka shkaktuar problematika sidomos për sa i takon investitorëve të huaj, duke patur një ndikim negativ në zhvillimin e tyre. Kjo skemë eksperimentale,  vendos tatim mbi një person që nuk realizon të ardhura dhe mbi të gjitha shmang mbrojtjen nga taksimi që ofrojnë marrëveshjet tatimore në fuqi. Kjo sjell anomali kushtetuese, pasi sipas Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare prevalojnë mbi ligjin e brendshëm. Pra, skema e re jo vetëm që hedh në kosh të gjitha angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare në marrëveshjet tatimore por cënon sigurinë juridike të aksionerit/ortakut i cili ka bërë një investim duke patur parasysh edhe mbrojtjen nga marrëveshja tatimore si dhe besimin e investitorëve të huaj në mjedisin shqiptar.

***

SECTION 1 – General comments

In the framework of the 2020 Fiscal Package consultation with the authorities, AmCham has raised some business concerns that require a reform of the tax system aiming a fair and proportional deliver of fiscal burden and the reduction of tax rates.

-1- Taxpayer differentiation by industry, profit level, investment level and special cases          

Proposals include a 5 percent profit tax for the automotive industry, 5 percent for software development companies, tax advantages for athlete sponsors — but only if the sponsoring taxpayer has a taxable profit higher than ALL 100 million. There is a proposal to extend loss carryover from 3 to 5 years for projects worth more than ALL 1 billion in investment. All these show a differentiation of taxpayers, sometimes even in favoring larger rather smaller taxpayers, which inevitably would create an unequal treatment of taxpayers.

-2- Drafting and implementing new legislation in the field of personal income tax and profit tax with the aim of completely reforming the system.

For five years, AmCham has urged the drafting of new income and profit tax legislation – to deal with both personal and company taxation.The frequent amendments to the current legislation have created differences among taxpayers based on the turnover declared by them, with each taxpayer doing everything possible, be it legal or not, to avoid declaring a higher turnover (including opening and closing NIPT tax numbers for the same type of business activity). This issue is most sensitive for taxpayers who are near the turnover threshold of ALL 14 million per year, after which the tax burden increases immediately from 5 percent profit tax to 15 percent. AmCham urges that the fiscal legislation should be based on the philosophy that higher earnings, not higher turnover, should be the basis for higher taxes – classifying businesses on profit, not turnover.

-3- Lowering taxes on dividends and personal income

AmCham urges the government to take into account the promises made in its economic program, where it was noted that:
– personal income tax to the top tier earners would decrease to 18 percent.
– the dividend tax would be cut to 6 percent.

-6- Expeditiously introducing new tax methods, like the capital gains tax

The new provision in the Income Tax Law on the capital gains tax (new article 27/1) — a method not applied to in any country of the EU or the region — has caused problems especially for foreign investors, having an overall negative impact on development. This experimental scheme is based on a person who does not generate income and above all avoids the tax protection provided by applicable international tax agreements. This brings about constitutional anomalies, as under the Albanian Constitution, international agreements prevail over domestic law. So, the new method not only puts the spotlight on all the commitments that the Albanian government has made in the tax agreements, but it also violates the legal certainty of the shareholder / partner who has made an investment taking into account both the protection from the international tax agreement and the trust of foreign investors in the Albanian environment.