Mbështetje vendore për zbatimin e programit të trajnimit për operatorët privatë të logjistikës në Republikën e Shqipërisë.
Duke filluar nga: Janar 2026
Grupi i synuar i pjesëmarrësve: Profesionistët e Logjistikës dhe të Zinxhirit të Furnizimit në Shqipëri
Regjistrimet janë të hapura deri më 9 janar, 2026!
Zhvillimi i aftësive.
Mundësi rritjeje profesionale.
Përmirësim i kapaciteteve logjistike.
Programi MoveUp Training mbështet profesionistët e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit në Shqipëri për të forcuar aftësitë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregun e sotëm në zhvillim. Programi realizohet nga Supply Chain Management Center, një institucion udhëheqës në Rumani me mbi 20 vite eksperiencë në trajnime në fushat e logjistikës dhe menaxhimit të zinxhirit të furnizimit. Kurset e tyre të trajnimit janë të përafruara me standardet e promovuara nga European Logistics Association.
Ky program trajnimi zbatohet në bashkëpunim me AmCham Albania, nën drejtimin e International Finance Corporation (IFC), një anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).
Programi synon t’u ndihmojë profesionistëve të forcojnë aftësitë e tyre drejtuese, digjitale dhe operacionale për të rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë në menaxhimin e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit.
Pjesëmarrja është falas për aplikantët e konfirmuar.
Përfitimet nga programi i trajnimit
Përfitimet për biznesin tuaj
- Rritni efikasitetin dhe ulni kostot duke optimizuar operacionet e zinxhirit të furnizimit.
- Zbatoni zgjidhje moderne digjitale.
- Siguroni përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.
- Zhvilloni aftësi drejtuese dhe udhëheqëse.
- Punoni mbi raste reale biznesi dhe krijoni zgjidhje praktike.
Formati i programit
6 module përgjatë 6 muajve.
80 orë trajnim praktik nga ekspertë ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja në program është falas për pjesëmarrësit e konfirmuar. Programi do të zhvillohet fizikisht dhe online si më poshtë:
- Ditë trajnimi fizikisht: 4 ditë
- Ditë trajnimi online: 6 ditë
Çfarë do të fitoni si pjesëmarrës?
- Aftësi praktike për operacionet e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit
- Njohuri dhe përvoja nga ekspertë ndërkombëtarë dhe raste reale biznesi
- Informacion mbi logjistikën digjitale, qëndrueshmërinë dhe standardet e industrisë
- Mundësi rrjetëzimi me profesionistë të sektorit
- Certifikatë pjesëmarrjeje pas përfundimit me sukses të programit
6 Modulet e programit të trajnimit
Parimet e Menaxhimit të Zinxhirit të Furnizimit (SCM)
Qëllimi: Të kuptohen parimet kryesore të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit nga perspektiva e ofruesve të shërbimeve logjistike (LSPs), me synim përmirësimin e kapaciteteve operacionale, përafrimin strategjik me klientët dhe përshtatshmërinë në një mjedis logjistik dinamik.
Temat kryesore:
- Strategjia dhe dizajni i zinxhirit të furnizimit
- Strategjitë e prokurimit dhe të prodhimit
- Menaxhimi i transportit të mallrave
Përmbushja e porosive dhe shërbimi ndaj klientit
(veçanërisht në kontekstin e përmbushjes së porosive, shpërndarjes dhe treguesve të performancës së kënaqësisë së klientit – KPI) - Menaxhimi i rrezikut në zinxhirin e furnizimit
Menaxhimi i Magazinës
Qëllimi:T’u ofrohet pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi thelbësore mbi strategjitë dhe praktikat e menaxhimit të magazinës, me qëllim optimizimin e operacioneve magazinore dhe përmirësimin e saktësisë së inventarit.
Temat kryesore:
- Struktura dhe dizajni i magazinës
- Operacionet magazinore: strategjitë e pranimit dhe vendosjes së mallrave, ruajtja dhe manipulimi, mënyrat e përzgjedhjes së porosive dhe dërgesat
- Teknologjia e magazinës dhe aplikimet IT
- Efiçenca energjetike
Matja e performancës në logjistikën e magazinës (KPI-të)
Menaxhimi i Inventarit dhe Planifikimi i Kërkesës
Qëllimi: Të zhvillohet aftësia e pjesëmarrësve për të parashikuar kërkesën në mënyrë efikase dhe të saktë, si dhe për të menaxhuar inventarin me qëllim përmirësimin e nivelit të shërbimit dhe minimizimin e kostove. Trajnimi do të përfshijë teknikat e kontrollit të stokut, metodat e parashikimit dhe strategjitë për përafrimin e ofertës me kërkesën.
Temat kryesore:
- Parimet e menaxhimit të inventarit (llojet dhe funksionet e inventarit, EOQ, stoku i sigurisë, pikat e ri-porosisë, analiza ABC, etj.)
- Praktikat e parashikimit të kërkesës
- Planifikimi dhe furnizimi i inventarit
- Aplikacionet dhe mjetet IT (ERP, WMS, programe për planifikimin e kërkesës, etj.)
- Menaxhimi i treguesve të performancës (KPI)
Menaxhimi i Transportit dhe Shpërndarjes
Qëllimi: T’u ofrohet pjesëmarrësve njohuri për planifikimin, menaxhimin dhe optimizimin e operacioneve të transportit dhe shpërndarjes. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të zgjedhin mënyrat më të përshtatshme të transportit, të menaxhojnë kostot e transportit dhe të sigurojnë shpërndarje të shpejtë, efikase dhe me kosto të ulët.
Temat kryesore:
- Strategjitë e zgjedhjes së modaliteteve të transportit (rrugor, hekurudhor, detar, ajror, ndërmodal)
- Menaxhimi i mallrave dhe transportuesve
- Planifikimi dhe orari i transportit
- Projektimi dhe menaxhimi i rrjetit të shpërndarjes
- Teknikat e planifikimit të rrugëve
Teknologjitë e planifikimit dhe menaxhimit të transportit (TMS, etj.) - Treguesit e performancës (KPI) në transport dhe shpërndarje
- Pritshmëritë e shërbimit ndaj klientit, veçanërisht në kontekstin e përmbushjes së porosive, dërgesave dhe kënaqësisë së klientit (KPI)
Menaxhimi dhe Kontrolli i Projekteve Logjistike
Qëllimi:T’u ofrohen profesionistëve të logjistikës aftësi praktike për menaxhimin dhe kontrollin efektiv të projekteve logjistike. Pjesëmarrësit do të mësojnë si të përcaktojnë fushën e projektit, ta planifikojnë, zbatojnë dhe monitorojnë atë, duke menaxhuar njëkohësisht rreziqet. Kursi do të theksojë sfidat specifike të logjistikës, si koordinimi me ofruesit 3PL/4PL/5PL dhe matja e performancës përmes treguesve përkatës të performancës (KPI).
Temat kryesore:
- Bazat e menaxhimit të projekteve
- Karakteristikat e projekteve specifike të logjistikës
- Strategjitë logjistike, qasjet agile kundrejt atyre tradicionale në menaxhimin logjistik
- Logjistika kontraktuale, 3PL, 4PL dhe 5PL – menaxhimi i kontratave të jashtme dhe i performancës
- Matja e performancës logjistike dhe treguesit KPI
- Menaxhimi i rrezikut në projektet logjistike
- Menaxhimi i ndryshimeve në mjediset logjistike
- Komunikimi dhe koordinimi në ekipet logjistike (të brendshme dhe të jashtme, trajnime për menaxhimin e ekipeve, aftësi të buta për drejtuesit e projekteve dhe zgjidhjen e konflikteve)
Logjistika e Gjelbër
Qëllimi: T’u mundësohet pjesëmarrësve të mësojnë mbi qasjet dhe mjetet e logjistikës së gjelbër për zbatimin e praktikave mjedisore të qëndrueshme në logjistikë. Trajnimi synon t’u japë pjesëmarrësve njohuri për reduktimin e emetimeve, optimizimin e përdorimit të energjisë dhe integrimin e infrastrukturës e teknologjive të gjelbra përgjatë zinxhirit të furnizimit.
Temat kryesore:
- Ndikimet mjedisore të logjistikës (emetime të gazeve serrë – GHG, cilësia e ajrit, zhurma, përdorimi i tokës)
- Tendencat rregullatore dhe objektivat e qëndrueshmërisë (Marrëveshja e Gjelbër e BE-së – EU Green Deal, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm – SDG, standardet ESG)
- Zgjidhje transporti me efikasitet energjetik (ndryshimi i modaliteteve të transportit për të promovuar mënyra miqësore me mjedisin, automjetet me emetime të ulëta dhe me karburant alternativ – elektrikë, LNG, hidrogjen, si dhe praktikat e optimizimit të rrugëve dhe konsolidimit të ngarkesave)
- Zgjidhje të qëndrueshme magazinimi (standardet e ndërtesave të gjelbra – LEED, BREEAM, dizajni me efikasitet energjetik, ndriçimi inteligjent, sistemet e menaxhimit të energjisë, automatizimi, robotika dhe inteligjenca artificiale, si dhe strategjitë për minimizimin e mbetjeve)
- Teknologjitë digjitale në logjistikën e gjelbër (sistemet telematike, gjurmimi i emetimeve, inteligjenca artificiale – AI, Interneti i Gjërave – IoT, automatizimi, etj.)
Njihuni me trajnerët e programit

Andreea MUREȘEANU
Head of Distribution & Logistics | Selgros Cash & Carry Romania

Andrei Huian
Consultant | Supply Chain Management Center

Adriana PĂLĂȘAN
Managing Partner | Supply Chain Management Center

Cristina Radu
Director of Int. Road Transport Dept. | KLG Europe Logistics Romania

Paul NIȚĂ
General Manager | ID Logistics Romania
