Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço foli në Asamblenë e Përgjithshme të AmCham për situatën në të cilën ndodhen bizneset sot.
Jaço tha se bizneset e AmCham po përballojnë me përpjekje madhore presionet globale, të cilat rëndojnë edhe më shumë mënyrën ekonominë e brishtë, largimit të fuqisë punëtore dhe zvogëlimit të forcës konsumatore.
“Ne u goditëm me një sërë stuhish të reja dhe ekzistuese – duke përfshirë goditjet e post-pandemisë, ç’rregullimin dhe nderprerjen e zinxhirëve globale dhe lokale të furnizimit, inflacion nga me të lartët në 20 vitet e fundit dhe probleme të mëdha energjetike. Për të qenë të sinqertë, këto janë probleme globale, që përballen shumica e bizneseve në mbarë botën. Por e kombinuar me një ekonomi të brishtë lokale, me një ritëm të paprecedent emigrimi të fuqisë punëtore, dhe me një dobësim të ndjeshëm të fuqisë konsumatore, presionet tek bizneset tuaja janë bërë të jashtëzakonshme” tha Presidenti i AmCham.
Jaço tregoi se forcimi i marrëdhënieve tregtare të AmCham me partnerët ndërkombëtarë kanë qenë transformues, ndërsa tha se frytet reale të këtyre përpjekjeve, do materializohen në 3-4 vitet e ardhshme.
Ai gjithashtu vuri theksin tek rëndësia e nxitjen së shkëmbimeve tregtare me SHBA dhe vendet e BE, si një faktor me rëndësi madhore për hapjen e bizneseve shqiptare drejt mundësive të mëdha por njëkohësisht edhe për thithjen e investimeve të reja.
“Ne besojmë se rritja e mundësive dhe krijimi i urave lidhëse për komunitetin e bizneseve me tregtinë në SHBA, në Europë është një model themeli për hapjen e bizneseve me tregun transantlantik, me benefit të qartë për rritjen e konkurrueshmerisë së bizneseve lokale, rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen e ekonomisë shqiptare” u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Fjala e Presidentit Enio Jaço në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane
E nderuar, Ambasadore Kim, Guvernator Sejko, Zv Ministre Manjani,
Faleminderit për pjesëmarrjen tuaj,
si dhe përfaqësuesve të 230 kompanive Amerikane, Multinacionale, dhe Lokale – anëtarë të AmCham, që janë këtu ose duke na ndjekur nga ekrani.
Është kënaqësi e veçantë t’ju drejtohem drejtpërdrejt në Asamblenë e Përgjithshme të AmCham, ku kemi mundësi të reflektojmë për sfidat që kemi kaluar, ato që na presin dhe vizionin tonë mbi të ardhmen.
Asambleja është gjithashtu organi më i rëndësishëm ku ne përtërijmë ose zgjedhim organet tona drejtuese.
Ju përbëni një nga komunitetet më speciale të biznesit jo vetëm të Dhomës Amerikane por që Shqipëria ka – ju ofroni një shërbim të qytetarëve dhe konsumatoreve, jeni objekt punësimi për dhjetra mijëra Punonjës dhe kontribut madhor për ekonominë shqiptare.
Vitin e kaluar, komuniteti i biznesit u përball me disa nga sfidat me të mprehta të kohëve të fundit.
Ne u goditëm me një sërë stuhish të reja dhe ekzistuese – duke përfshirë goditjet e post-pandemisë, ç’rregullimin dhe nderprerjen e zinxhirëve globale dhe lokale të furnizimit, inflacion nga me të lartët në 20 vitet e fundit dhe probleme të mëdha energjetike.
Për të qenë të sinqertë, këto janë probleme globale, që përballen shumica e bizneseve në mbarë botën. Por e kombinuar me një ekonomi të brishtë lokale, me një ritëm të paprecedent emigrimi të fuqisë punëtore, dhe me një dobësim të ndjeshëm të fuqisë konsumatore, presionet tek bizneset tuaja janë bërë të jashtëzakonshme.
Ky ka qenë konteksti ekonomik në të cilin ju keni operuar, Por me gjithë sfidat, ju e keni manaxhuar situatën me dinjitet dhe aftësi të jashtëzakonshme ripërtëritjeje. Unë jam jashtëzakonisht krenar që komuniteti i AmCham, ndryshe nga shumë dhoma të tjera biznesi që normalisht u tkurren, është rritur.
Ne kemi sot numrin më të lartë të anëtarëve në 4 vitet e fundit dhe vlerën më të lartë të të ardhurave për anëtar që nga koha e themelimit 22 vjet më parë. Kjo e bën AmCham-in dhomën më të fuqishme të biznesit në Shqipëri dhe unë personalisht shumë krenar për arritjet e saj.
Për të adresuar sfidat tona të përbashkëta, ne u fokusuam në tre fusha me përfitime afatshkurtra dhe afatgjata: b) forcimi i marrëdhënieve institucionale të AmCham-it me partnerët tane në nivel global, evropian dhe rajonal dhe c) ndërtimi i urave dhe network-eve që mund t’u shërbejnë anëtarëve tanë me mundësi më të mëdha biznesi si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. a) Advokimi për shqetësimet dhe përmirësimet që ne sugjerojmë në strukturat më të larta të qeverisjes
Me lejoni t’ju flas pak më shumë për disa prej tyre:
- Ne 2 vitet e fundit ka ndodhur një transformim i marrëdhënieve institucionale por dhe kapaciteteve që AmCham Albania duke marrë pjesë në forume të rëndësishme nga Brukseli, në Washington DC, por gjithashtu në rajon si në Sofje, Beograd, Milano etj.
kemi krijuar partneritete bashkëpunuese me kolegët tanë në Departamentin e Shtetit, Departmentin e Tregtisë, Dhomën e Tregtisë në Uashington, me bashkësinë e Dhomave Amerikane në Europë. Me të gjitha Dhomat Amerikane në Ballkanin Perendimor – ku kemi vendosur konferenca dhe lidhje periodike, si dhe me dhjetra misionet tregtare apo institucione në mbarë botën, për të cilat nuk kemi kohe t’i përmend të gjitha.
Marrëdhëniet tregtare me partnerët tanë ndërkombëtare kanë qenë transformuese, por unë mendoj që frytet reale të këtyre përpjekjeve, do materializohen në 3-4 vitet e ardhshme.
Ne besojmë se rritja e mundësive dhe krijimi i urave lidhëse për komunitetin e bizneseve me tregtinë në SHBA, në Europë është një model themeli për hapjen e bizneseve me tregun transantlantik, me benefit të qartë për rritjen e konkurrueshmerisë së bizneseve lokale, rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen e ekonomisë shqiptare.
2) Një fokus të veçantë për ne ka marrë nxitja e investimeve në teknologjisë – si per firmat e IT ashtu dhe për integrimin e teknologjise me sektorët tradicionale. Për këtë kemi ofruar si shkëmbime pervojash me eskpertë nga Silicon Valley, deri tek organizimi i SmartCity, një prej konferencave më të mëdha rajonale të organizuara në Tiranë, ku morën pjesë një nivel i lartë kompanive globale amerikane Teknologji, Energji dhe Cybersecurity.
Ne besojmë se asnjë ekonomi nuk mund të përparojë në shekulin e 21 pa një ekosistem të fortë në Teknologjinë Dixhitale – e cila forcon sigurinë e qytetarëve, e njëkohësisht i hap dyert zhvillimit të ekonomisë gjelbër – ku potencialet që ka Shqipëria ndoshta më të lartat në Ballkan.